Policia e Mirditës ka arrestuar një 35-vjeçare, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri pa leje.
Sipas informacioneve, Jetmira Biba u ndalua për kontroll në afërsi të kryqëzimit të Kthellës, në hyrje të Rrëshenit, teksa lëvizte me një automjet tip “Golf”.
Gjatë kontrollit, policia gjeti një pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, së bashku me automjetin.
“Si rezultat i operacionit, në afërsi të kryqëzimit të Kthellës, drejt hyrjes për qytetin e Rrëshenit, shërbimet e Policisë konstatuan një automjet tip “Golf”, në të cilin dyshohej se udhëtonte shtetasja e armatosur, dhe e ndaluan për kontroll.
Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasja J. B., 35 vjeçe, banuese në Rrëshen, Mirditë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, njofton policia.














