Policia ka arrestuar një 23-vjeçar në rrugën “5 Maji” në Tiranë me 1 kg e 54 gramë drogë.
Të riut Domeniko Cibaku, banues në Dibër, iu gjet droga gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij kanabisi në trajtë xhelatine, me vlerë rreth 10 000 euro.
Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike është trafikuar nga Kanadaja.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
“Në vijim të punës intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që posedonte lëndë narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Si rezultat i veprimeve profesionale, u kap në rrugën “5 Maji” dhe u vu në pranga shtetasi:
-D. C., 23 vjeç, banues në Dibër.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 kilogramë e 54 gramë lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine, me vlerë rreth 10 000 euro.
Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike është trafikuar nga Kanadaja.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.”- njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.














