Një trup i pajetë është gjetur paraditen e kësaj të premte në Dimal, pranë lumit Osum. Sipas informacioneve paraprake, viktima është një 93-vjeçar i cili është gjetur pa shenja jete nga kalimtarët e rastit.
Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se ai është mbytur në lumë. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.














