Detaje të reja janë zbardhur nga sherri i ndodhur mes nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Sarandë.
Bëhet me dije se në orët e para të mëngjesit të sotëm, 13-vjeçari, Santiago Gerdhuqi, dhe 15-vjeçari Rajan Haderi (i lënduari) janë konfliktuar në ambientet e brendshme të shkollës në oborrin e shkollës jopublike ‘Dea’.
Fillimisht sherri ka nisur me fjalë ‘pse të kalosh ti i pari dhe jo unë’. Pas kësaj përplasje, 13-vjeçari Gerdhuqi ka nxjerrë thikë dhe ka qëlluar 15-vjeçarin në pjesën e qafës.














