• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pezullimi i Ballukut, 3 alternativat para Gjykatës së Apelit të Posaçëm

11:22 : 17/12/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Të enjten e kësaj jave (18 dhjetor 2025), trupa gjykuese e drejtuar nga Miliana Muça, merr në shqyrtim ankimin e Ballukut për vendimin e shkallës së parë, e cila vendosi në datë 19 nëntor “pezullimin nga detyra”, një qëndrim që u konfirmua edhe në seancën “për verifikimin e zbatimit të masës”, në datë 22 nëntor.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i marrë javën e kaluar, për të pezulluar përkohësisht vendimin e Gjykatës së Posaçme për “pezullimin nga detyra” të zv.kryeministres dhe njëkohësisht Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, vendos Gjykatën e Posaçme të Apelit një kazus të ri dhe të pahasur më parë.

Në foto: Gjykata e Apelit të Posaçëm shqyrton ankimin e Ballukut në 18 dhjetor 2025

Përballë kësaj situate “siu generis”, trupa gjykuese e Apelit të Posaçëm mund të gjendet përballë tre alternativave;

Lexo edhe:

Shpëtuan Ballukun nga prangat, habit Koçiu: Nuk jemi bërë pengesë për drejtësinë!

Në “arrest shtëpie” për dosjen Balluku, paraqiten në GJKKO Gentian Gjyli dhe Erald Elezi

Alternativa e parë (dhe më logjike) është që Gjykata e Posaçme e Apelit të konfirmojnë vendimin e shkallës së parë për “pezullimin nga detyra”. Në aspektin procedurial penal, ekzistojnë faktorët për të mbajtur në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

Belinda Balluku është marrë e pandehur për “aferën e Tunelit të Llogarasë”. Në vlerësimin e Prokurorisë së Posaçme, zonja Balluku mund të prishë provat apo të indimidojë dëshmitarët, falë pushtetit të saj shumë të madh si numri dy i pushtetit ekzekutiv.

Pra, teorikisht, e pandehura Belinda Balluku mund të mbahet në masë ndaluese, në të mirë të hetimit dhe gjykimit penal.

Nga ana tjetër, lëvizja më e fundit e Prokurorisë së Posaçme, e cila kërkon nga Parlamenti, Autorizimin për arrestimin e deputetes (dhe ministres) Balluku, pritet të forcojë bindjen e Gjykatës së Apelit të Posaçëm që prokurorët kanë më shumë se një arsye për të besuar se qëndrimi i saj në detyrë, do të shkatërrojë hetimin dhe gjykimin.

Por, ndërkohë, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili vendosi “pezullimin” e vendimit të gjykatës së shkallës së parë, ka krijuar bindjen tek juristë të ndryshëm se kjo do të ndikojë drejtpërdrejtë edhe në vendimin e Apelit.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është përfundimtar, pasi themeli i çështjes pritet të shqyrtohet në 22 Janar 2026. Në këto kushte, Gjykata e Posaçme e Apelit mund të konfirmojë vendimin e “pezullimit” nga detyra të Belinda Ballukut, por mund ta shtyjë zbatimin e saj deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Alternativa e dytë është që Gjykata e Apelit të Posaçëm, pas vlerësimit të provave, mund të krijojë bindjen se nuk ekzistojnë kushtet që Belinda Balluku të jetë e pezulluar nga detyra dhe ta shfuqizojë vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

Një vendim i tillë, vetëm një ditë para se Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve në Parlament të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e Ballukut, mund t’i krijonte lehtësira të mëdha asaj vetë, kryeministrit Edi Ramë, por edhe maxhorancës socialiste.

Të gjithë këta do të kenë një argument më shumë në dorë për të refuzuar kërkesën e SPAK-ut, duke argumentuar se Gjykata e Apelit të Posaçëm vlerëson që ndaj Ballukut nuk ka nevojë për një masë sigurimi të lehtë, siç është ai i “pezullimit nga detyra”, rrjedhimisht, një masë më e rëndë, si arresti, me shumë mundësi, do të konsiderohet e palogjikshme dhe e papranueshme.

Alternativa e tretë është që Gjykata e Apelit të Posaçëm të krijojë ndonjë “artificë” për shtyrjen e seancës gjyqësore, në rastin më të mirë, për të parë sjelljen e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve në Parlament.

Nëse deputetët socialistë, në variantin më pak të mundshëm, autorizojnë SPAK-un për arrestimin e Belinda Ballukut, Gjykata e Posaçme e Apelit do ta ketë shumë të lehtë të konfirmojë vendimin e shkallës së parë për pezullimin e saj nga detyra.

Nëse deputetët socialistë, me shumë mundësi, do të pengojnë arrestimin e Ballukut, atëherë trupa gjykuese e Apelit, edhe pas një “shtyrje të mundshme”, do të duhet që të zgjedhë një prej dy alternativave të para-ta rrëzojë “pezullimin” ose ta konfirmojë e ta shtyjë zbatimin derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese.

Etiketa: belinda ballukuGjykata e Apelit të PosaçëmMiliana Muça

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpëtuan Ballukun nga prangat, habit Koçiu: Nuk jemi bërë pengesë për drejtësinë!

12:26 : 28/05/2026
AKTUALITET

Në “arrest shtëpie” për dosjen Balluku, paraqiten në GJKKO Gentian Gjyli dhe Erald Elezi

12:03 : 25/05/2026
AKTUALITET

“Pritet ashpërsim akuzash ndaj Ballukut”/ Lala: Çfarë mund të dalë nga kqyrja e celularëve

19:10 : 23/05/2026
AKTUALITET

Balluku kusht për integrimin, ja kur do të mbahet takimi ndërqeveritar në Bruksel

18:20 : 22/05/2026
AKTUALITET

Kërkon akses në dosjen Balluku, GJK kalon në seancë plenare kërkesën e Agron Shehajt

17:36 : 21/05/2026
AKTUALITET

Gazetarja Lala: Mund të ketë ashpërsim të akuzave penale për Belinda Ballukun

15:18 : 20/05/2026
Para

Tregtonin armë zjarri në Tiranë, arrestohen dy persona, një tjetër në kërkim (Emrat)

TË GJITHA

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom