Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova” në Kosovë, ku kanë humbur jetën dy gra, mes tyre Elisabeta Katiaj, nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Shqipërisë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 07:40 në kilometrin e 26-të të autostradës, pas përplasjes së një makine dhe një kamioni.
Për pasojë, Eorda Sinollari dhe Elisabeta Katiaj humbën jetën në vend, ndërsa shoferi i kamionit mbeti i plagosur dhe po merr trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ndërkohë edhe Eorda Sinollari, po ashtu është një emër i njohur në botën e biznesit, pasi ushtronte profesionin e konsulentes së biznesi në Gjermani.














