Një shtëpi është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, ndërsa rrezikon edhe banesat e tjera që janë afër saj.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Guras të Pogradecit dhe për momentin rrethanat dhe shkaqet e vatrës së zjarrit mbeten të panjohura.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forca zjarrfikëse, për të lokalizuar vatrën dhe ndaluar përhapjen e flakëve.
Burime policore thanë se objekti ndodhet në pjesën e sipërme të fshatit.














