Komisioni i grevës së minatorëve ka vendosur që të martën të nisë grevë pa afat.
“Ditën e martë që vjen na shtohet edhe një sindikatë tjetër, e minatorëve 1991. Unë e falënderoj Fiqiriun dhe i them se do na kesh mbështetje ditën e martë. Ne do të jemi këtu deri sa qeveria të vendosë për statusin e minatorëve. Ne kërkojmë drejtësi jo lëmoshë. Na takon për kontributin që kemi dhënë. Do qëndrojmë para kryeministrisë pa lëvizur. Do shkojmë deri në grevë urie”, deklaroi Gjoka.












