Komisioni i Ligjeve ka miratuar me 9 vota pro dhe 3 kundër, listën me 6 kandidatë për postin e Avokatit të Popullit duke e kaluar kështu në seancën plenare për votim.
Për këtë post kandidatë janë: Aranita Brahaj, Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Tartar Bazaj, Skënder Haluca dhe Endrit Shabani, emrat e të cilëve do të votohen në seancën plenare të së enjtes në Kuvend .
Ndërkohë, pak më herët Komisioni i Ligjeve skualifikoi nga gara 4 kandidatë, me pretendimin se nuk kishin marrë firmat e mjaftueshme të deputetëve të përcaktuar në Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutë.
Kandidatët e skualifikuar:
– Dardan Mustafaj me 38 firma por jashtë afatit
– Jola Hysaj ka marrë 27 firma deputetësh
– Shkëlqim Sulo ka marrë 19 firma deputetësh
– Sajmir Vishaj ka marrë 26 firma deputetësh














