Kishës katolike të “Shën Dominikut” në zonën e Kënetës në Durrës i është vënë zjarri gjatë natës nga persona ende të paidentifikuar.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj duke iu referuar burimeve nga policia raportoi se nga zjarri u dogjën dyert e jashtme dhe disa objekte në hyrje të kishës.


Pasi janë vënë re flakët gjatë natës është njoftuar policia dhe zjarrfikësja, e cila ka shuar zjarrin menjëherë. Policia ndërkohë po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtij akti.














