Një rast kontrabande është goditur në Pikën Kufitare të Morinës.
Policia Kufitare ka sekuestruar bizhuteri floriri dhe një orë dore me vlerë rreth 50 mijë euro, si dhe një automjet tip “Audi”.
Gjatë kontrollit të detajuar, sendet me vlerë u gjetën në automjetin e drejtuar nga shtetasi Q. S., 33 vjeç, banues në Gjermani, i cili nuk i kishte deklaruar sipas ligjit.
Në përfundim të veprimeve procedurale, drejtuesi i mjetit u arrestua për veprat penale “kontrabanda me mallra të tjera” dhe “mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.














