Këshilli i Ministrave, gjatë mbledhjes së zhvilluar këtë të mërkurë (26 nëntor) ka miratuar disa emërime dhe lirime nga detyra për funksionarë të disa institucioneve në kabinetin qeveritar.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave:
-Oltjon Muzaka është emëruar, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
-Entela Ramosaçaj, që mbante postin e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është liruar nga detyra.
-Ina Majko është liruar nga detyra e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe është emëruar në postin e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
-Denada Seferi është liruar nga pozicioni i zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe është emëruar zëvendësministër e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
-Enkelejd Musabelliu është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
-Olta Manjani është liruar nga posti i zëvendësministres së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe është emëruar zëvendësministër e Ekonomisë dhe Inovacionit.
-Blerta Rama është liruar nga funksioni i zëvendësministres së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe është emëruar zëvendësministër e Ekonomisë dhe Inovacionit.














