• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Uji i Lagunës kthehet në truall, vijojnë tentativat për të ndërtuar në Kune Vain

20:46 : 25/11/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Prej vitesh, Laguna e Kune-Vainit në Lezhë po përballet me tentativa të vazhdueshme nga firma dhe individë privatë për të mbushur kanalet ujore dhe për t’i kthyer në truall.

Megjithëse është zonë e mbrojtur, individë private janë pajisur në mënyrë të dyshimtë me certifikata pronësie me ligjin 7501 në atë zonë. Certifikatat parashikojnë që edhe sipërfaqja ujore, kanali kryesor që shërben për hyrje dalën e ujit të detit në Lagunë, të kenë dokumente pronësie.

Prokuroria e Lezhës ka filluar një hetim kohë më parë, ku janë gjetur shkelje, teksa sipërfaqet e pronës janë sekuestruar. Çështja është ende në gjykatë. Ndërkohë, në terren situata vijon të jetë e njëjtë, ku herë pas here, ka pasur tentativa nga firma private dhe nga individë që të mbushin këto kanale. Në dy raste, Fiksi ka evidentuar tentativa për mbushjen e kanalit.

Në maj të vitit 2022, kamera e emisionit investigativ filmoi dhjetëra kamionë me inerte që mbushnin kanalet e Lagunës së Kune Vainit. Një person iu afrua grupit të Fiksit duke i kërcënuar se do t’u thyejë kamerën dhe të largohen. Ai tha se kanali ka certifikatë pronësie. Në atë kohë, disa zyrtare të zonave të mbrojtura dhe të IMT-së së Bashkisë Lezhë u arrestuan për këto ndërhyrje. Ndërkohë, pavarësisht hetimeve të prokurorisë dhe arrestimeve, personat nuk u ndalën.

Fiksi faktoi në prill të vitit 2023 se grumbuj të mëdha inertesh, beton, gurë, tulla etj, ishin hedhur brenda në kanal, duke zënë kështu më shumë se gjysmën e hapësirës së tij, për të bërë të mundur kalimin nga njëra anë e lagunës në tjetrën. Banorët e zonës thanë se është i njëjti grup që vepron në atë zonë dhe s’është ndalur asnjëherë. Fiksi shkoi edhe në muajin shtator 2023, ku megjithëse kanali ishte hapur, institucionet shtetërore neglizhuan në mirëmbajtje, duke e kthyer ujin e Lagunës në të ndotur.

Lexo edhe:

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

Lezhë/ Qytetarja sherr për pronën, uzurpuesit e kërcënojnë me certifikatë në dorë

Ndërkohë, ditët e fundit në redaksinë e emisionit investigativ mbërritën të tjera informacione se disa persona po tentonin që të hapnin kanalin e Lagunës në një vend tjetër, jo në atë natyral, pasi kanali natyror ishte i bllokuar. Duke u hapur në vend tjetër, kanali komunikues me detin u jep mundësinë atyre që kanë certifikata pronësie të zonës ujore, t’a mbushin e t’a kthejnë në truall. Pra, nga pronarë të ujit, bëhen pronarë trualli!

Këto ndërhyrje, bllokimi i herë pas hershëm i kanalit natyror të lagunës, ka sjellë çarjen e argjinaturës në Tale dhe përmbytjen e fundit në zonë! Fiksi faktoi se në zonë kishte shkuar një mjet i Bordit të Kullimit. Bordi i Kullimit vonoi me disa ditë hapjen e kanalit, pasi kishte ndërhyrje për mos t’a hapur në atë rrjedhë, pasi zona “ishte private”. Kjo vonesë dyshohet se shkaktoi edhe përmbytjen e zonës së Tales në Lezhë.

Ditën që Fiksi shkoi në atë vend, ishte një mjet ekskavator i Bordit të Kullimit, i cili po hapte kanalin në rrjedhën natyrale. Gazetarët biseduan me inspektorin e  Zonave të Mbrojtura, Zef Gjeçi, i cili tha se situata është problematike pas çarjes së një argjinature. Ai tha se mjeti është kërkuar nga Zonat e Mbrojtura dhe tani po hapet kanali ekzistues, natyral.

Fiksi e pyeti se çfarë punimesh janë bërë në atë zonë. “Një apo dy ditë më parë kanë ardhur disa persona, privatë, me mjete dhe kanë bërë punime. Ne kemi parë vetëm punimet dhe s’kemi identifikuar ndonjë person. Ata po tentonin që të hapnin kanalin e ri, jo atë natyral” thotë Gjeçi. Sipas tij, Zonat e Mbrojtura kanë reaguar dhe po e hapin kanalin te i njëjti vend!

Gazetarët telefonojnë Nikolin Prendin, drejtor i Bordit të Kullimit në Lezhë. Fiksi e pyet nëse mjeti i Bordit të Kullimit ka tentuar që t’a hapë kanalin jo te rrjedha natyrale, por metra më larg.

Ai tha fillimisht se zona menaxhohet nga Zonat e Mbrojtura dhe s’kishte dijeni. Fiksi i bën me dije se në atë vend ka shkuar një ekskavator i Bordit, teksa thotë se është bërë me kërkesë të zonave të Mbrojtura. Fiksi e pyet nëse Bordi i Kullimit donte të hapte kanalin në një vend tjetër, pas informacioneve se Bordi i Kullimit do t’a hapte jo në rrjedhën natyrale. Ai thotë se “jo, pasi Laguna administrohet nga një firmë private”./TopChannel

Etiketa: Laguna e Kune-Vainitlezhendertime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026
AKTUALITET

Lezhë/ Qytetarja sherr për pronën, uzurpuesit e kërcënojnë me certifikatë në dorë

21:27 : 03/06/2026
AKTUALITET

Peticionet/ Dhjetëra mijëra firma kundër ndërtimeve në Vjosë-Nartë

17:04 : 01/06/2026
AKTUALITET

Zjarr në Pllanë të Lezhës, digjet një parcelë me pemë e vreshta rrushi

17:30 : 31/05/2026
AKTUALITET

Mashtrimi i Ramës/ Zinxhirët e buldozerëve dhe rrethimi i lagunës, shkelin ligjin në Nartë

09:57 : 31/05/2026
AKTUALITET

Heshtja e Bashkisë Kavajë pas ndërhyrjes në Lagunën Blu, pranim i heshtur apo shmangie nga përgjegjësia?

11:55 : 29/05/2026
Para

"Kush është tani, Loti 5..."/ Si i paracaktoi Balluku fituesit e tenderit të Unazës së Madhe, mesazhet me Berberin

TË GJITHA

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

12:01 : 04/06/2026

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026

Publikohen pamjet/ Momenti kur Gjesti hyn me armë në zyrat e “ONIMA” dhe kërcënon pronarin

11:53 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom