Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Gramsh–Cerrik, në afërsi të Urës së Çekrezit.
Një automjet dyshohet se ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë, duke dalë nga trasesë dhe u rrokullisur disa metra poshtë.
Pavarësisht dëmeve të shumta në automjet, drejtuesi i mjetit ka arritur të shpëtojë pa lëndime të rënda dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka qenë vetëm në makinë në momentin e ngjarjes.
Paraprakisht mendohet se lagështira dhe reshjet e ditëve të fundit kanë bërë segmentin rrugor më të rrëshqitshëm, duke ndikuar në humbjen e kontrollit të mjetit. Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit.














