Ka dështuar seanca e parashikuar të mbahej sot në GJKKO, për Plarent Dervishajn i akuzuar për organizimin e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja.
Raportohet se në nisje të seancës, Dervishaj ka kërkuar përmes avokatëve gjyq me dyer të mbyllura. Kjo pasi sipas tij janë shtrembëruar thëniet e dëshmitarëve nga media.
Por gjykata e ka rrëzuar kërkesën dhe pas kësaj, Dervishaj iu hoqi të drejtën avokatëve për mbrojtje dhe u largua nga salla e gjyqit.
“Bëjeni ju gjyqin. Nuk do të marr më pjesë në gjyq,” i ka thënë gjykatës Dervishaj.














