Edi Rama është pyetur vazhdimisht nga gazetarët prezentë në Pallatin e Brigadave në lidhje me pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut.
Teksa përpiqej të mos u përgjigjej pyetjeve ai tha se rasti është shndërruar në një telenovelë, ndërsa refuzoi të japë një përgjigje, përndryshe “nuk vazhdon telenovela”.
“E keni bërë si ajo telenovela Vitrinat, 1000 episode. A e do apo nuk e do, të do apo nuk të do. Çfarë janë këto. O Zot. Po të ketë përgjigje nuk vazhdon telenovela, si do e bësh ti e do apo nuk e do? Përgjigjen në konferencë shtypi”, u shpreh Rama.














