• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA miraton projektligjin për publikimin e dosjeve të Epstein

21:20 : 18/11/2025
në BOTA

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar me shumicë dërrmuese një projektligj që detyron Departamentin e Drejtësisë të publikojë të gjitha dosjet që lidhen me hetimin ndaj të ndjerit Jeffrey Epstein, i dënuar për krime seksuale. Votimi përfundimtar ishte 427 pro dhe vetëm 1 kundër, ndërsa pesë anëtarë nuk morën pjesë në votim.

Në sallën e Kongresit u dëgjuan brohoritje sapo u mbyll votimi me goditjen e çekiçit parlamentar. I vetmi që votoi kundër ishte kongresmeni Clay Higgins nga Luiziana, një aleat i ngushtë i presidentit Donald Trump.

Ky votim pothuajse unanim erdhi pas një përpjekjeje disa mujore të udhëhequr nga një grup bipartizan ligjvënësish, që fillimisht u përballën me kundërshtim të fortë nga presidenti dhe drejtuesit e Dhomës. Por kur u bë e qartë se manovrat e Kryetarit të Dhomës për të penguar votimin nuk do të kishin sukses, Trump ndryshoi qëndrim dhe deklaroi mbështetjen e tij për projektligjin.

Projektligji kalon tani për shqyrtim në Senat. Nëse miratohet edhe nga Dhoma e Lartë, do t’i dërgohet presidentit Trump për nënshkrim. Ai u tha gazetarëve të hënën se do ta nënshkruajë nëse i paraqitet, një “nëse” që mbetet ende në lojë.

Demokratët dhe sponsorët bipartizanë të projektligjit i kanë bërë thirrje Trump-it që të mos ndërpresë veprimin e Kongresit, por të urdhërojë menjëherë Departamentin e Drejtësisë të publikojë dosjet, gjë që ai ka fuqinë ta bëjë.

Lexo edhe:

SHBA tërheq trupat nga Lituania

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

Çfarë tregojnë email-et e fundit të publikuara të Epstein?

Emailet më të hershme janë shkëmbime mes Epstein dhe bashkëpunëtores së tij, Ghislaine Maxwell, në vitin 2011.

Në to, Epstein shkruan: “Duhet ta kuptosh se ai qen që nuk ka lehur është Trump… [Viktima e fshehur] kaloi orë në shtëpinë time me të.”

Epstein shtonte se Trump “nuk ishte përmendur asnjëherë”, përfshirë edhe nga një “shef policie”. Maxwell iu përgjigj: “Po mendoja për këtë…”

Më vonë, në shkurt 2019, pak muaj para arrestimit të tij, Epstein i dërgoi vetes një email duke thënë se Trump “nuk kishte marrë asnjë masazh”, edhe pse kishte vizituar shtëpinë e tij disa herë gjatë periudhës.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se dokumentet u shpërndanë selektivisht nga demokratët për median liberale, me qëllim krijimin e një narrative të rremë për të njollosur Trump.

Trump dhe Epstein lëviznin në të njëjtat rrethana biznesi dhe sociale në fund të viteve 1980, duke zhvilluar një miqësi të ngushtë. Epstein bleu një vilë vetëm dy kilometra larg rezidencës së Trump në Mar-a-Lago në 1990-ën.

Më vonë, Maxwell rekrutoi Virginia Giuffre, atëherë 16 vjeç, nga Mar-a-Lago për të punuar si masazhatore për Epstein. Giuffre ishte një nga akuzueset kryesore të Epstein dhe e paditi Princi Andrew të Mbretërisë së Bashkuar, që më pas u zgjidh jashtë gjykatës në 2022. Giuffre, e cila këtë vit ndërroi jetë, ka deklaruar se nuk ka parë kurrë ndonjë veprim të gabuar nga Trump.

Regjistrimet e fluturimeve të avionit privat të Epstein tregojnë se Trump udhëtoi shtatë herë me të midis 1993-shit dhe 1997-ës, dhe Trump e kishte përshkruar Epstein si një “djalë i shkëlqyer”, duke shtuar: “Thuhet se ai pëlqen gratë e bukura sa unë, dhe shumë prej tyre janë të reja”.

Kur Trump u bë president në 2019, ai ishte distancuar nga Epstein, pjesërisht për një mosmarrëveshje imobiliare të vitit 2004. Epstein kishte shërbyer 13 muaj burg për prostitucion në 2008. Ai u akuzua për trafik seksual në 2019, dhe Trump kërkoi një hetim të plotë pas vdekjes së Epstein. Pas gjashtë vitesh, Trump ka ndryshuar përsëri qëndrimin, teksa tani mbështeti publikimin e dokumenteve.

Etiketa: Dhoma e PërfaqësuesveJeffrey EpsteinSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026
BOTA

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

17:48 : 03/06/2026
BOTA

SHBA sanksionon bursën më të madhe të kriptovalutave në Iran, e lidhur me Gardën Revolucionare

10:24 : 03/06/2026
BOTA

SHBA planifikon rritjen e avionëve me bomba bërthamore në Evropë

16:43 : 02/06/2026
Lajmet e Dites

Trump: Marrëveshja me Iranin pritet të arrihet gjatë javës së ardhshme

13:03 : 02/06/2026
BOTA

“Të mos isha unë, do kalbeshe në burg”, detaje nga biseda telefonike e tensionuar mes Trump dhe Netanyahut

11:57 : 02/06/2026
Para

Skandal në OSHEE, 40 mln detyrime të babait i vihen djalit pa dijeni

TË GJITHA

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom