Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në qarkullim në zonën e Libohovës, në qarkun e Gjirokastrës.
Sasia e madhe e ujit ka sjellë rrëshqitje dherash dhe inertesh, të cilat kanë mbuluar rrugën hyrëse të qytetit duke e bërë kalimin të vështirë për automjetet.
Siç duket edhe nga pamjet, materiali i rrëshqitur ka zënë një pjesë të madhe të karrexhatës, ndërsa mjetet detyrohen të lëvizin me kujdes të shtuar për shkak të rrezikut të shembjeve të tjera.














