Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Fierit, ku një pacient ka humbur jetën në spital si pasojë e neglizhencës gjatë trajtimit mjekësor.
Si pasojë policia bën me dije se është proceduar mjekja, shtetasja me iniciale B.B., 56 vjeçe.
“Procedohet shtetasja B. B., 56 vjeçe, banuese në Fier, me detyrë mjeke në spitalin e Fierit, pasi dyshohet se si pasojë e neglizhencës gjatë trajtimit mjekësor, më datë 30.10.2025, ka humbur jetën, në këtë spital, shtetasi A. Z., 63 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.














