Është publikuar formacioni zyrtar i kombëtares shqiptare me të cilën do të luajë përballë Andorrës.
Në portë është Strakosha, ndërsa mbrojtja është e përbërë nga Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj.
Në mesfushë janë përzgjedhur Asllani, Shehu dhe Laçi më i avancuar.
Në sulm do të qëndrojë Broja dhe Hoxha, i cili i ka marrë vendin Uzunit. Ndërsa në qendër do të jetë Rey Manaj.















