Një atentat me armë zjarri është shënuar tek rrethorotullimi i Rinasit ku një person ka mbetur i vdekur (shoferi i makinës), ndërsa një tjetër i plagosur (pasagjeri).
Raportohet se është qëlluar në lëvizje në drejtim të një automjeti tip “Mercedes Benz”, nga një makinë tip “Toyota” me targa greke, me ngjyrë gri, që është larguar në drejtim të Fushë Krujës.
Policia dyshon për 3 autorë, të cilët e kanë ndjekur objektivin e tyre për rreth 3 kilometra.
Në videon e mëposhtme shihen forca të shumta policie që kanë rrethuar mjetin dhe efektivët që thyejnë me forcë xhamin e parë për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës dhe të plagosurin.














