• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çfarë pritet të ndodhë në samitin e klimës në Brazil?

Për të frenuar ndryshimet klimatike, njerëzimi duhet të veprojë me më shumë vendosmëri. Aktualisht tendenca lëviz në drejtimin e kundërt. A do të ketë bashkëpunim në konferencën për klimën që fillon sot në Belém?

08:40 : 10/11/2025
në AKTUALITET, BOTA

Dhjetë vjet pas Marrëveshjes historike të Parisit për Klimën, bashkësia ndërkombëtare takohet në Belém të Brazilit për të bërë një vlerësim të situatës në Konferencën Botërore të Klimës,  COP30. Në Francë, në vitin 2015, kombet u zotuan ta mbanin ngrohjen globale shumë poshtë dy gradëve Celsius deri në fund të shekullit, dhe idealisht në 1.5 gradë. Për ta arritur këtë, ato paraqitën plane veprimi për klimën çdo pesë vjet, të cilat ndryshonin vazhdimisht. Premtimet e bëra që para konferencës së Belémit do të ulnin emetimet e gazrave serrë me rreth një të dhjetën deri në vitin 2035, njoftoi Sekretariati i OKB-së për Klimën në fund të tetorit. Konkluzioni i OKB: Kemi marrë drejtimin e duhur, por nevojitet shumë më tepër shpejtësi.Përndryshe kërcënon rritje dramatike e ngrohjes globale. Pa masa të mëtejshme mbrojtëse, objektivi prej 1.5 gradësh ka të ngjarë të tejkalohet së shpejti, njoftoi së fundmi Programi i OKB-së për Mjedisin (UNEP), me seli në Nairobi.

Belém 2025 | Fillimi i Konferencës Botërore të Klimës, COP30
Dhjetë vjet pas Marrëveshjes historike të Parisit për Klimën, bashkësia ndërkombëtare takohet në Belém të Brazilit për të bërë një vlerësim të situatës. Fotografi: Kyodo/picture alliance

Sfida dhe një rreze shprese

Vendimet e Parisit vërtet e kanë ngadalësuar rritjen e emetimeve, por jo në masën e nevojshme. Sipas Kombeve të Bashkuara, pa bashkëpunim ndërkombëtar mbi politikën klimatike, bota do të shkonte drejt një ngrohjeje globale prej pesë gradësh Celsius. Aktualisht, pritet një ngrohje prej rreth tre gradësh Celsius.

Objektivat klimatikë të vendeve në veçanti ende nuk janë ambicioze sa duhet për të luftuar në mënyrë adekuate ngrohjen globale. Ato duhet të eliminojnë më shpejt e hap pas hapi përdorimin e lëndëve djegëse fosile dhe të zgjerojnë energjitë e rinovueshme.

Sipas OKB-së ka edhe një rreze shprese: të dhënat e fundit tregojnë se energjia diellore, e erës dhe hidroenergjia kanë tejkaluar qymyrin si burimi më i madh i energjisë në botë. Në Belém, vendet e të ashtuquajturit Jugut Global presin angazhime konkrete nga vendet e industrializuara për të siguruar ndjeshëm më shumë fonde për masat përkatëse duke filluar nga viti i ardhshëm.

Lexo edhe:

BE e bllokoi, mishi i Brazilit “pushton” Shqipërinë, fermat vendase në tkurrje

Mishi brazilian jashtë standardeve/ BE e ndalon, Shqipëria e ka importues kryesor

Por progresi pengohet nga ndryshimi gjeopolitik në botë që nga koha e Marrëveshjes së Parisit. Pandemia e Coronës dhe lufta e agresionit e Rusisë kundër Ukrainës e kanë lënë në plan të dytë çështjen e mbrojtjes së klimës.  Bashkëpunimi midis dy ndotësve më të mëdhenj të klimës, SHBA-së dhe Kinës, të cilët e bënë të mundur Marrëveshjen e Parisit në fillim, tani është vështirë të imagjinohet. Në vend të kësaj, SHBA-të, nën Presidentin Donald Trump tërhiqen sërish nga kjo marrëveshje. Takimi në Belém synon të sigurojë që vendet e tjera të vazhdojnë kursin.

Belém 2025 | Qendra e samitit
Sipas Kombeve të Bashkuara, pa bashkëpunim ndërkombëtar mbi politikën klimatike, bota do të shkonte drejt një ngrohjeje prej pesë gradësh Celsius.Fotografi: Kyodo/picture alliance

BE hezituese

Bashkimi Evropian që dëshiron ta portretizojë veten si një pionier i politikave klimatike, nuk po udhëheq më si dikur. BE duhet ta kishte paraqitur premtimin e tij të përditësuar në OKB që në shkurt. Kontributi evropian për mbrojtjen ndërkombëtare të klimës deri në vitin 2035 rrjedh nga objektivi i brendshëm i BE-së për vitin 2040. Franca dhe Polonia, ndër të tjera, bllokuan një marrëveshje për këtë. Në samitin e BE-së në fund të tetorit, iu la ministrave përgjegjës të shteteve anëtare të arrinin një vendim përfundimtar në fazën e fundit para Belémit. Gjatë një sesioni të vonë në Bruksel, ata e dobësuan propozimin fillestar të kompromisit dhe ranë dakord për një kontribut për Belémin vetëm në minutën e fundit. Kjo hedh dyshime mbi vendosmërinë e Evropës.

Në një kohë që SHBA tërhiqet merr shumë rëndësi roli i BE-së në Belém, por i Kinës, ndotësja më e madh e klimës në botë. Ndryshe nga BE-ja hezituese, Pekini paraqiti një objektiv klimatik në fund të shtatorit, duke demonstruar kështu pretendimin e tij për lidership, edhe pse ekspertët janë kritikë ndaj përmbajtjes së premtimit kinez. BE-ja dhe qeveria gjermane i kanë propozuar partneres së tyre të vështirë, Kinës, që të bashkëpunojnë dhe “të ecin përpara me ambiciozitet” për të arritur një rezultat të suksesshëm në Belém. Dhjetë vjet më parë u demonstrua në Paris, se çfarë është e mundur në mbrojtjen e klimës kur bashkësia globale bashkohet./DW

Etiketa: BrazilSamiti i klimes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

BE e bllokoi, mishi i Brazilit “pushton” Shqipërinë, fermat vendase në tkurrje

20:04 : 21/05/2026
AKTUALITET

Mishi brazilian jashtë standardeve/ BE e ndalon, Shqipëria e ka importues kryesor

10:34 : 13/05/2026
AKTUALITET

Me dokumente britanike të falsifikuara, si u lokalizua “Boli” në Brazil, pritet ekstradimi

10:37 : 28/04/2026
AKTUALITET

Trafikoi 240 kg kokainë, arrestohet në Brazil Ervin Mata

20:42 : 27/04/2026
BOTA

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, ish-presidenti i Brazilit përfundon në kujdes intensiv!

18:28 : 13/03/2026
BOTA

Autobusi përplaset me kamionin në Brazil, 11 viktima dhe 7 të plagosur

08:51 : 03/01/2026
Para

SHBA, arrihet marrëveshja për t'i dhënë fund mbylljes së qeverisë

TË GJITHA

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

15:55 : 04/06/2026

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

15:40 : 04/06/2026

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

15:35 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom