• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Artan Hoxha: Kanabizimi vazhdon “me leje shtetërore”, si në kohën e Saimir Tahirit

16:05 : 07/11/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi se kultivimi i kanabisit në Shqipëri po vijon “me leje shtetërore”, duke e krahasuar situatën me periudhën kur Ministrinë e Brendshme e drejtonte Saimir Tahiri.

Në një intervistë për emisionin “Kafe Shqeto” në Syri Tv, Hoxha tha se kultivimi masiv i kanabisit është shndërruar në një “industri të mirëfilltë” që ushqehet nga korrupsioni dhe lidhjet me pushtetin.

“Sot kanabisi është bërë një brand kombëtar më i suksesshëm që ka ndikim të thellë në ekonominë informale,” u shpreh ai.

Sipas Hoxhës, fenomeni nuk është më iniciativë e grupeve të vogla, por “me urdhër nga lart”.

Hoxha: Edhe ky vit nuk kaloi pa marrë jetë njerëzish, pra mori kurbanin e radhës dhe fenomeni i kultivimit të kanabisit edhe pse ne tashmë kemi kaluar ligjin në parlament për të legalizuar kanabisin mjekësor, jo kanabisin rekreativ, por që çuditërisht unë kam parë hartën e qeverisë, vendet ku qeveria ka vendosur që të kultivohet kanabisi mjekësor, janë të njëjtat zona të riskut që deri tani është kultivuar kanabisi rekreativ.

Lexo edhe:

Shpërndante lëndë narkotike dhe lëvizte pa patentë, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

Iu gjetën kanabis dhe kokainë në banesë, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

Patjetër që nuk është rastësisht dhe gjëja tjetër e fundit që do të them këtu është fakti që këto liçencat për kanabisin mjekësor kur të jepen, nuk do t’i marrin këta kultivuesit e vegjël. Këta që kultivojnë çdo vit, por do t’i marrin kompani biznesi të mëdha, të cilat prapë do punësojnë, se ku do të gjejnë fuqi. Do marrin këta dhe aty pastaj do të jetë, një gjë shumë interesante, gjëja që ka ndodhur në Maqedoni.

Pra që leja është dhënë për kanabisin mjekësor, por ata e kanë futur me kanabisin rekreativ, pse? Sepse çmimi në treg është shumë favorizues. Ne kemi sot treg të brendshëm kur mburret qeveria që thotë kemi 14 milionë turistë që kanë hyrë e kanë dalë. Shumica për drogë. Një nga gjërat që ata e kërkojnë… Një nga atraksionet turistike. Po patjetër, se ne e kemi tashmë këtë imazhin. Në Europë kur është legalizuar dhe në Gjermani, ka hapur pika rekreativ, imagjino tani që ata kur vijnë në Shqipëri mendojnë që e gjejnë nëpër tezga, dalin te tregu.

Në fakt s’është ashtu, ne kemi një infrastrukturë tjetër shpërndarje. Por që ta mbyll, humbja e jetës së Mirel Çokajt është kurbani i radhës, gjë që na e ktheu dhe njëherë vëmendjen aty dhe dëshmoi që kanabisi në këtë vend vazhdon të marrë jetë njerëzish, vazhdon të jetë një biznes me leje koncesionare që i japin agjencitë. Vazhdon të jetë shtetëror, thjesht si në kohën e Saimir Tahirit” tha Hoxha. 

Gazetari: Nëse atëherë e bënte Saimir Tahiri, tani kush e bën në vend të tij?

Hoxha: Atëherë ia lanë Saimir Tahirit. Edhe atëherë ishte nga lart. Mbaj mend në atë kohë u kërkoja deputetëve të opozitës të asaj kohe që pse nuk denonconi, se kishte periudha që nuk denonconin dhe përgjigja ishte, sa herë që kemi denoncuar në zonat ku kultivohet kanabis, rezultati që kemi marrë elektoral aty ka qenë gropë. Sa më shumë denoncojmë aq më shumë na groposin në atë zonë, sepse ç’do të thotë kjo?

Sepse investitorët e e kanabisit dhe fuqia punëtore që ata kishin. Patjetër dhe ata çuditërisht votonin për qeverinë. Pra e çonin dhe nuk ishin, nuk nuk i çonin votat opozitës, ata i çonin votat e qeverisë. Gjë që do të thotë, ky aktivitet bëhej me një leje dhe me një  koordinim dhe me një liçencë nga sipër dhe ishte kapilare. Pra çdo gjë nuk ndodhte rastësisht.

 Më bëri përshtypje që gjatë këtij viti, – e ke parasysh ne gjithmonë në vitet zgjedhore – kultivimi rritet.  Kjo ndodh për shkak se policia merr dhe detyra të tjera dhe ka një justifikim sepse thotë po merrem me zgjedhjet.

Ky vit pati dhe denoncimet e mëdhaja që pati bërë opozita në fushatë zgjedhore, por ajo e lidhi kryesisht me lejet e dhëna për kanabisin mjekësor, pra kanabisi që ne e kemi legalizuar, për të cilin ti ke parë gjëkundi ndonjë parcelë? Askund. Vetëm ky. Ky tradicionali.

Etiketa: artan hoxhakanabissaimir tahiri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpërndante lëndë narkotike dhe lëvizte pa patentë, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

12:25 : 07/11/2025
AKTUALITET

Iu gjetën kanabis dhe kokainë në banesë, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

14:31 : 05/11/2025
AKTUALITET

U kap me kanabis në makinë, arrestohet 29-vjeçari në Lezhë

16:39 : 03/11/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Arrestohen 2 shpërndarës droge në Lezhë, nën hetim dhe një i mitur

11:28 : 01/11/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Zbulohet një “shtëpi bari” për tharjen e kanabisit në Tiranë, arrestohet 42-vjeçari

10:46 : 01/11/2025
AKTUALITET

Do të trafikonte kanabisin në Kosovë, arrestohet 25-vjeçari në Tropojë

11:49 : 29/10/2025
Para

Blenë vota për PS-në në Lezhë, SPAK çon për gjykim 3 persona (EMRAT)

TË GJITHA

Nga dashuria në ferrin e përndjekjes, rrahur e shantazhuar! Historia e frikshme e Aldës

22:59 : 07/11/2025

Horoskopi për ditën e shtunë, 8 nëntor 2025

22:56 : 07/11/2025

Laguna që po vdes përditë, mungesa e lidhjes me detin rrezikon gjallesat

22:43 : 07/11/2025

Në vend të shtëpisë, një magazinë! 23 vite padrejtësi për familjen Gega

22:39 : 07/11/2025

I dyshuar si ortak i Vis Martinajt/ GJKKO rrëzon kërkesën për konfiskim pasuri ndaj Elvin Merlikës

22:33 : 07/11/2025

“Banalitet i frikshëm në pushtet”, Lubonja: Qeveria flet si një bandë, është delegjitimuar plotësisht

22:24 : 07/11/2025

Rrafsho bujtina, rindërto kulla! Paradoksi i ‘turizmit’ të Ramës në veri

22:18 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com