Në kuadër të planit të masave për kapjen e shtetasve në kërkim, policia e Lezhës ka vënë në pranga një 28-vjeçar gjatë ditës së sotme.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë lokalizuan dhe kapën në Fushë Milot, Hashim Lamën, i cili rezulton i dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Pas arrestimit, materialet procedurale u referuan në SPAK, për veprime të mëtejshme procedurale.














