• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Projekt-buxheti 2026, sa do jenë fondet për pensionet, shëndetësinë dhe bashkitë

16:59 : 04/11/2025
në AKTUALITET, EKONOMI

Qeveria programon në buxhetin 2026, 823 miliardë lekë të ardhura të cilat janë 6.8% më të larta se buxheti fillestar 2025 dhe 6.8% më shumë se akti i fundit normativ.

Shpenzimet buxhetore janë 887 miliardë lekë ose 8,9 miliardë euro, me rritje 6.7% në krahasim me aktin e fundit normativ.

Deficiti buxhetor është parashikuar 63 miliardë lekë nga 61 miliardë në aktin e fundit normativ.

Programimi i të ardhurave për vitin 2026 mbështet synimet e Ministrisë së Financave për rritjen e të ardhurave, si dhe mbajtjen nën kontroll të deficitit buxhetor dhe borxhit publik.

Ky program bazohet në përmirësimin e administrimit fiskal dhe minimizimin e informalitetit në ekonomi, si dhe në faktorët që do të ndikojnë në këtë periudhë dhe risqet e mundshme që mund të shfaqen.

Lexo edhe:

Bujqësia kërkon subvencione/ Skandali me fondet IPARD pakësoi financimet, ekspertët: Të paguhet nga buxheti

OLAF: Fondet e IPARD mbeten të ngrira, qeveria të marrë masa konkrete

Në programimin e të ardhurave nga Tatimet dhe Doganat për vitin 2026 janë marrë në konsideratë faktorët kryesorë me ndikim në buxhet, përfshirë efektin e rritjes ekonomike dhe të indeksit të çmimeve, efektet e politikave të vjetra dhe të reja tatimore e buxhetore, si dhe efektet nga zbatimi i masave të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave dhe Planit të Veprimit (SAA) 2024–2027, të shoqëruara me masa ligjore antishmangie me qëllim rritjen e nivelit të pajtueshmërisë vullnetare të tatimpaguesve me ligjin.

Në vitin 2026, të ardhurat nga “Tatimet dhe Doganat” parashikohen të jenë 531,137 milionë lekë, me një rritje prej 31,516 milionë lekësh krahasuar me të ardhurat nga “Tatimet dhe Doganat” sipas Aktit Normativ, ose me një rritje prej 6.3%.

Të ardhurat nga kontributet shoqërore dhe shëndetësore parashikohen të jenë 196,967 milionë lekë, me një rritje prej 20,165 milionë lekësh krahasuar me të ardhurat nga kontributet sipas Aktit Normativ, ose me një rritje prej 11.4%.

Shpenzimet 8,9 miliardë dollarë, rritje 6.7%

Totali i shpenzimeve publike për vitin 2026 është planifikuar 886.7 miliardë lekë ose 31.9% e PBB.

Shpenzimet e personelit për vitin 2026 reflektojnë koston aktuale të Administratës Publike, koston e plotë të indeksimit të pagave në nivelin 2.5% si dhe efektet e hyrjes në fuqi të pagës minimale prej 50 mijë lekë në muaj. Kostoja totale e rritjes së pagës minimale së bashku me indeksimin parashikohet rreth 10 miliardë lekë.

Shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike në nivel qendror për 87,112 punonjës planifikohen në masën 140.1 miliardë lekë ose 5% e PBB.

Shpenzimet për interesa parashikohen në nivelin 64.2 miliardë lekë ose 2.3% të PBB, duke përfshirë në të dhe një rezervë prej 6.3 miliardë lekë për të mitiguar risqet e mundshme nga luhatjet e normave të interesit, kursit të këmbimit etj.

Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes për qeverisjen qendrore për vitin 2026 (pa përfshirë shpenzimet që realizohen nga institucione publike që kanë si burim financimi të ardhurat jashtë limitit), janë parashikuar në masën 81 miliardë lekë ose rreth 2.9% e PBB-së.

Në këtë zë është programuar mbështetja me prioritet e politikave ekzistuese të qeverisjes qendrore si: skema e fermerëve, mirëmbajtja e rrugëve nacionale, mirëmbajtja e sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe siguria kibernetike, programet e nxitjes së punësimit, skemat për mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe mbështetje për arsimin dhe sportin.

Shpenzimet e buxhetit vendor për vitin 2026 janë parashikuar në masën 97.7 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 9% krahasuar me buxhetin e vitit 2025. Këto shpenzime përfaqësojnë 3.52% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), nga 3.4% që përfaqësonin në vitin 2025 dhe 2.3% në vitin 2015.

Transferta e pakushtëzuar për vitin 2026 është parashikuar në vlerën 27.8 miliardë lekë, që përbën një rritje prej 1.6 miliardë lekësh ose rreth 6% më shumë se në vitin 2025. Krahasuar me vitin 2015, si viti para zbatimit të reformës administrativo-territoriale, kjo transfertë është rritur me 15.5 miliardë lekë, ose më shumë se dyfish.

Përveç transfertës së pakushtëzuar, në vitin 2026 parashikohen edhe këto fonde shtesë:

13.8 miliardë lekë si transfertë e pakushtëzuar sektoriale për funksionet e reja;

200 milionë lekë si grant performance, që përdoret si mekanizëm financiar për nxitjen e performancës në qeverisjen vendore;

5.5 miliardë lekë si transfertë sektoriale për rritjen e pagave.

Në total, granti nga buxheti i shtetit për pushtetin vendor në vitin 2026 do të arrijë në 47.3 miliardë lekë, nga 43.1 miliardë lekë në vitin 2025, një rritje prej 4.2 miliardë lekësh ose 9.7%.

Shpenzimet e fondeve speciale që përfshijnë shpenzimet totale për Fondet e Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe kompensimin në vlerë të ish-pronarëve, janë planifikuar në vlerën prej 286.6 miliardë lekë.

Niveli i shpenzimeve për Skemën e Sigurimeve Shoqërore për vitin 2026 parashikohet në masën 204.1 miliardë lekë ose 7.3% e PBB. Nga ky fond, për indeksimin e pensioneve është parashikuar niveli prej 1.65 miliardë lekë dhe 10 miliardë lekë për bonusin mujor për pensionistët. Ndërsa shpenzimet e Skemës së Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për vitin 2026 janë parashikuar në masën 67.3 miliardë lekë ose 2.4% e PBB.

Për vitin 2026, në buxhetin e FDSKSH është planifikuar një shtesë prej 1.5 miliardë lekësh, respektivisht 500 milionë lekë për rimbursimin e barnave onkologjike në shërbimin parësor dhe 1 miliardë lekë për shërbimin spitalor për sigurimin e barnave onkologjike.

projekt ligji buxhet

Së fundi, shpenzimet për Fondin e Kompensimit në vlerë të Pronarëve parashikohen në total në masën 3.5 miliardë lekë ose 0.1% e PBB.

Shpenzime të tjera sociale përfshijnë fondet për pagesën e papunësisë, aftësisë së kufizuar, ndihmës ekonomike, dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë dhe bonusin e lindjeve:

Shpenzimet për pagesën e papunësisë parashikohen në nivelin 1 miliardë lekë;

Shpenzimet për pagesën e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar parashikohen në nivelin 23.9 miliardë lekë ose 0.9% e PBB;

Për ish-të përndjekurit është parashikuar një fond prej 1.5 miliardë lekë ose 0.1% e PBB;

Për bonusin e lindjeve është parashikuar një fond prej 2.3 miliardë lekë ose 0.1% e PBB.

Shpenzimet për subvencione janë parashikuar në masën 2.45 miliardë lekë ose rreth 0.1% e PBB. Subvencionet shtetërore për vitin 2026 janë përqendruar në financimin e skemave të nxitjes së punësimit, mbështetjen e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve bazuar në performancën e tij, si dhe në mbulimin e një pjese të shpenzimeve të veprimtarisë hekurudhore dhe veprimtarisë së shërbimeve qeveritare.

Krahasuar me vitin 2025, ky zë shoqërohet me një rritje prej 500 milionë lekësh, ku 450 milionë lekë i alokohen subvencionit për programet e nxitjes së punësimit për të përmbushur angazhimet në kuadër të Planit të Rritjes me BE, si dhe për përballimin e efektit të indeksimit të rritjes së pagës minimale.

Investimet publike për vitin 2026 janë planifikuar në masën 6.5% e PBB ose 179.6 miliardë lekë (duke përfshirë këtu dhe fondin e rindërtimit në shumën 5 miliardë lekë dhe 6.8 miliardë lekë financime të pritshme mbi bazë projektesh nga Plani i Rritjes me BE).

Në planifikimin e investimeve për vitin 2026 janë mbajtur në konsideratë të gjitha detyrimet kontraktuale për projektet e investimeve me financim të huaj dhe të brendshëm dhe do të ketë përparësi financimi i projekteve në vazhdim.

Në raport me buxhetin e rishikuar të vitit 2025, vëllimi i investimeve publike në vitin 2026 parashikohet me rreth 15.5 miliardë lekë më shumë.

Niveli i Fondit Rezervë për vitin 2026 planifikohet në masën 2.5 miliardë lekë ose 0.1% e PBB.

Deficiti 63 miliardë lekë

Deficiti buxhetor për vitin 2026 planifikohet të qëndrojë në nivelin 2.3% të PBB-së, duke ruajtur të njëjtin nivel me atë të pritshëm për vitin 2025. Balanca primare pritet të rezultojë e balancuar në vitin 2026, në zbatim të rregullit fiskal të parashikuar në LOB, i cili përcakton se duke filluar nga viti buxhetor 2024 e për çdo vit në vijim, balanca primare nuk mund të rezultojë negative (pra, të jetë së paku e balancuar ose pozitive).

Balanca korrente fiskale (diferenca ndërmjet investimeve publike dhe deficitit fiskal) do të jetë pozitive edhe gjatë vitit 2026, në nivelin 4.2% të PBB-së, nga 3.8% që pritet të jetë në vitin 2025, në përputhje me rregullin përkatës fiskal (rregullin “e artë” të buxhetit).

Gjithashtu, borxhi publik bruto do të vijojë trajektoren rënëse në përputhje me rregullin përkatës fiskal (rregullin “borxh-frenues” të qëndrueshmërisë së borxhit publik).

Në vitin 2025 parashikohet që borxhi publik bruto të ulet në rreth 54.1% të PBB-së dhe pritet të vijojë të bjerë më tej në rreth 53.6% në vitin 2026. Sipas skenarit bazë, borxhi publik bruto pritet të bjerë në rreth 51.0% në vitin 2028 dhe më tej në rreth 46.4% në vitin 2031./Monitor

Etiketa: fondetpensioneprojekt buxheti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bujqësia kërkon subvencione/ Skandali me fondet IPARD pakësoi financimet, ekspertët: Të paguhet nga buxheti

15:29 : 18/10/2025
AKTUALITET

OLAF: Fondet e IPARD mbeten të ngrira, qeveria të marrë masa konkrete

08:19 : 18/10/2025
AKTUALITET

Tabaku: Rritja e pensioneve, një mashtrim i radhës nga socialistët

11:27 : 17/10/2025
AKTUALITET

Pensionet/ Rama premton pasaportë europiane, por Shqipëria bën hapa pas në konvergjencën me BE

08:18 : 16/10/2025
AKTUALITET

“Bllokimi” i bujqësisë dhe prova e madhe e Shqipërisë për fondet europiane

18:19 : 13/10/2025
AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
Para

Kontratat PPP marrin 120 mln euro në 2026, 10 mln euro për incenetarorin e Tiranës

TË GJITHA

Raporti global, bie me 41% vdekshmëria amtare përgjatë 20 viteve të fundit

22:09 : 04/11/2025

Ndalohet nëndetësja me 1.7 tonë kokainë në ujërat e Atlantikut

22:00 : 04/11/2025

Shkarkohet drejtori i Kadastrës së Sarandës

21:48 : 04/11/2025

Lubonja: Balluku e pandehur për korrupsion politik, qeveria ka rënë moralisht

21:27 : 04/11/2025

Burri dhunon gruan dhe e lë 5 ditë në koma në shtëpi pa bukë e ilaçe, ndërron jetë në spital

21:20 : 04/11/2025

Gara për Bashkinë e New York! 5 pyetjet kryesore rreth Ditës së Zgjedhjeve

21:12 : 04/11/2025

Vajza 3-vjeçare detyrohet të qëndrojë 7 orë në Bashki për takime me babanë dhunues

21:00 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com