• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Abuzimet në zgjedhje, shpopullimi dhe krimi i organizuar, raporti i KE ‘nxin’ qeverinë shqiptare

14:04 : 04/11/2025
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE, POLITIKE

Komisioni Evropian (KE) ka publikuar këtë të martë progres-raportin për Shqipërinë, teksa ka nxjerrë në pah disa problematika serioze në fushën e funksionimit të institucioneve demokratike, ekonomisë dhe luftës kundër krimit të organizuar.

Nga zgjedhjet e 11 Majit, te emigrimi masiv dhe sfidat sociale, raporti evidenton një sërë problematikash, teksa thekson se reformat kyçe mbeten të pjesshme dhe sfidat strukturore të pazgjidhura.

Zgjedhjet dhe Polarizmi politik

Referuar zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit dhe raportit të publikuar nga OSBE/ODIHR, raporti vlerëson se ishin zgjedhje konkurruese, por të karakterizuara nga abuzimet me burimet publike nga qeveria.

Raporti thekson se reforma zgjedhore mbetet e pjesshme, polarizimi politik dhe mungesa e dialogut pengojnë funksionimin efektiv të Parlamentit, dhe politizimi i institucioneve kushtetuese vazhdon të jetë shqetësues.

Lexo edhe:

Gjermani: Nivel i lartë kërcënimi nga krimi i organizuar

Exchange: Rrjetet e fshehta financiare pas grupeve të narkotrafikut shqiptar

Sipas raportit shoqëria civile përballet me sfida në regjistrim, financim dhe sulme online, ndërsa ndarja e përgjegjësive midis qeverisjes qendrore dhe lokale mbetet e paqartë.

“Korniza e përgjithshme lejon zgjedhje përgjithësisht të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj 2025, të cilat pasuan një reformë të pjesshme zgjedhore, sollën mandatin e katërt radhazi për partinë në pushtet. Përfundimet paraprake të misionit vëzhgues të zgjedhjeve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) / Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) vunë në dukje se zgjedhjet ishin konkurruese dhe të administruara profesionalisht, por identifikuan disa mangësi, përfshirë mungesën e një fushe të barabartë gare dhe abuzimin me burimet publike. Reforma e pjesshme zgjedhore ndryshoi Kodin Zgjedhor, por nuk arriti të adresojë një numër rekomandimesh të kahershme nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias. Nevojitet një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore.

Parlamenti mund të ushtrojë kompetencat e tij në mënyrë pjesërisht efektive. Polarizimi politik, mungesa e dialogut të mirëfilltë politik dhe përplasjet ndërmjet shumicës në pushtet dhe pjesëve të opozitës vazhduan të ndikojnë në aktivitetin e Parlamentit, ndërkohë që proceset e konsultimit publik mbetën të kufizuara. Parlamenti gjithashtu pengohet nga mbikëqyrja e kufizuar mbi ekzekutivin, ndërsa politizimi i emërimeve parlamentare në pozicione të larta në organet kushtetuese ose institucionet e pavarura të krijuara me ligj mbetet një çështje serioze. U ngritën shqetësime lidhur me punën, metodologjinë dhe ndikimin e komisionit ad hoc parlamentar për thellimin e reformave për qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Pas zgjedhjeve të 11 majit, numri i komisioneve të përhershme u rrit nga tetë në njëmbëdhjetë, prej të cilave katër kryesohen nga opozita.

Qeveria vazhdoi të tregojë angazhimin e saj për integrimin në BE. Pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, një qeveri e re mori detyrën në shtator 2025. Ndarja e përgjegjësive midis qeverisjes lokale dhe qendrore mbetet një çështje.

Organet e Shqipërisë përgjegjëse për procesin e integrimit në BE janë në funksion. Ato koordinuan me sukses pozicionet kombëtare, duke çuar në hapjen e negociatave për pesë nga gjashtë grupimet tematikë gjatë periudhës së raportimit. Ekspertiza për integrimin në BE, planifikimi dhe mekanizmat ndërinstitucionalë do të duhet të forcohen më tej për të mbështetur ambicien e Shqipërisë për të përshpejtuar reformat e kërkuara nga procesi i anëtarësimit në BE. Procesi i integrimit në BE duhet të jetë më gjithëpërfshirës, të mbështetet nga palët politike dhe të mbështetet nga mekanizma efektivë konsultimi. Përpjekjet e komunikimit për integrimin në BE duhet të intensifikohen.

Organizatat e shoqërisë civile (OSHC) operojnë në një mjedis pjesërisht mundësues. Ato përballen me sfida sa i përket kërkesave të regjistrimit dhe fondeve të kufizuara publike, bashkë me një rritje të narrativave negative dhe fushatave shpifëse online”,- thekson raporti.

Punësimi, Emigracioni dhe Sfidat Sociale

Një tjetër shqetësim që raporti nxjerr në pah është emigrimi i të rinjve dhe informaliteti në tregun e punës.

Në raport theksohet se “punësimi informal vazhdon të jetë një problem i madh, me shumë punëtorë që nuk kanë kontrata formale, sigurime shoqërore dhe mbrojtje ligjore.” Sipas raportit, mos raportimi i pagave reale është i përhapur, gjë që dëmton sistemin e pensioneve dhe ul besimin në tregun e punës.

Një tjetër pikë kritike është emigracioni i vazhdueshëm i të rinjve dhe punëtorëve të kualifikuar, që, sipas raportit, “përkeqëson mungesën e fuqisë punëtore në sektorët kyç dhe kontribuon në një ikje të trurit”.

Komisioni vëren gjithashtu se politikat aktive të tregut të punës janë të pamjaftueshme, duke penguar aftësinë e punëtorëve për t’u përshtatur me kërkesat e reja të ekonomisë dhe për të gjetur punë më cilësore.

Raporti nënvizon gjithashtu se mbulesa e sistemit të asistencës sociale mbetet e kufizuar, ndërsa bashkëpunimi midis Inspektoratit të Punës, Shërbimeve Sociale, sindikatave dhe organizatave të punëdhënësve “vazhdon të jetë i dobët”.

Krimi i Organizuar dhe Pastrimi i Parave

Përsa i përket krimit dhe hetimit financiar, raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë nënvizon se vendi ynë rrezikohet nga pastrimi i parave me anë të kriptomonedhave.

“Teknikat e hetimit financiar duhet të përmirësohen, duke përfshirë identifikimin, analizën dhe ruajtjen e provave digjitale për kriptovaluta dhe asete virtuale. Duhet të sigurohet përdorimi sistematik i hetimeve financiare paralelisht me rastet e krimit të organizuar dhe të rëndë dhe pastrimit të parave. Niveli i sekuestrimeve dhe konfiskimeve të pasurive mbeti i qëndrueshëm midis 2023 dhe 2024. Shqipëria raportoi rreth 21 milionë euro pasuri të sekuestruara (21 milionë euro në 2023) dhe 10 milionë euro pasuri të konfiskuara (11 milionë euro në 2023)”.

Raporti thekson se “ekziston nevoja për të garantuar menaxhimin në kohë dhe të duhur të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, përfshirë asetet virtuale dhe kriptovalutat, pasi nuk ekziston ende një portofol digjital shtetëror”.

Sipas raportit “ende nuk ekziston një qasje strategjike apo sistematike për identifikimin dhe konfiskimin e pasurive kriminale që ndodhen jashtë vendit ose janë të paarritshme”.

“Në vitin 2024, SPAK ka dhënë shtatë vendime për sekuestrime parandaluese të pasurive që lidhen me veprimtari të krimit të organizuar. Megjithatë, Shqipëria duhet të zbatojë në mënyrë të qëndrueshme rregullat për konfiskim të zgjeruar dhe ngrirje paraprake të pasurive, për të shmangur humbjen e vlerës ekonomike të tyre. Rishfrytëzimi i pasurive të konfiskuara për qëllime sociale mbetet kryesisht joefektiv”, vijon raporti.

Një tjetër udhëzim i raportit është që “autoritetet shqiptare duhet të forcojnë kapacitetet për zbulimin, hetimin dhe ndjekjen penale të trafikantëve të qenieve njerëzore dhe të zbatojnë plotësisht Mekanizmin Kombëtar të Referimit për viktimat e trafikut. Në vitin 2024, u identifikuan 178 viktima, përfshirë 113 gra e vajza dhe 96 fëmijë”.

Siguria ushqimore

Sa i takon fushës së sigurisë ushqimore KE vlerëson se Shqipëria ende nuk e ka fituar plotësisht besimin e Bashkimit Europian në fushën e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe politikës fito-sanitare.

Në progrestraportin për vendin tonë, KE thekson se kemi “një nivel të caktuar përgatitjeje” në këto fusha, por gjatë periudhës së raportimit është bërë progres i kufizuar.

Sipas dokumentit, janë miratuar ligjet për shëndetin e kafshëve dhe bimëve, por mbetet shumë për t’u bërë në drejtim të përputhjes së legjislacionit kombëtar me standardet e BE-së dhe zbatimit praktik të tyre.

Komisioni rikujton se rekomandimet e vitit të kaluar janë zbatuar vetëm pjesërisht, ndërsa nënvizon nevojën që Shqipëria të përforcojë strukturat inspektuese.

“Gjatë periudhës së raportimit është bërë progres i kufizuar. Janë miratuar ligjet për Shëndetin e Kafshëve dhe Shëndetin e Bimëve. Megjithatë, janë të nevojshme përpjekje të mëtejshme për përputhjen e legjislacionit të këtij kapitulli me acquis-in e BE-së dhe për zbatimin e tij. Shqipëria duhet të zbatojë politikën kombëtare të miratuar për sigurinë ushqimore”, konstatohet në progres-raport.

Etiketa: krimi i organizuarRaporti i KEzgjedhje 11 maj

Lajme të lidhura

BOTA

Gjermani: Nivel i lartë kërcënimi nga krimi i organizuar

09:21 : 29/10/2025
AKTUALITET

Exchange: Rrjetet e fshehta financiare pas grupeve të narkotrafikut shqiptar

09:09 : 15/10/2025
AKTUALITET

Përgjimet/ Krimi i organizuar në Shqipëri: Besëprerja, intrigat dhe vra*jet mes shokëve!

20:48 : 07/09/2025
AKTUALITET

“Rama i porosit vetë kullat”/ Çollaku: Krimi i organizuar shqiptar ka shqetësuar ndërkombëtarët

19:01 : 25/07/2025
AKTUALITET

Krimi i organizuar “orientoi” votën në Durrës

22:18 : 11/05/2025
AKTUALITET

Tom Doshi: Edi Rama, peng i krimit të organizuar

10:09 : 10/05/2025
Para

6 persona shantazhonin një 29-vjeçar dhe familjarët e tij, arrestohet një nga autorët

TË GJITHA

“U bënë 6 rrugë që nuk ecin”/ Si dështoi trafiku i 4 tonëve drogë mes Dervishajt dhe Alibejt. Zbardhen bisedat

20:14 : 04/11/2025

AKU hesht! Analizat konfirmojnë praninë e Akticlic në mandarina

20:07 : 04/11/2025

Egnatia shmang humbjen me 10 lojtarë ndaj Vllaznisë, Partizani ndan pikët me Vorën!

19:58 : 04/11/2025

Bela & Lali, a e ka humbur Rama pushtetin mbi drejtësinë

19:44 : 04/11/2025

Vjosa Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë në Kosovë

19:40 : 04/11/2025

Kush do e qëllojë Ramën në blindin 600 milionë?!

19:28 : 04/11/2025

Italia, Franca dhe Belgjika kundër transferimit të aseteve ruse te Ukraina

19:27 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com