Kreu i Kontrollit të Lartë Shtetëror, Arben Shehu ka bërë publike disa fatura financiare, që sipas tij kanë dalë nga kontrollet audituese.
Në Komisionin e përbashkët për Nismat Qytetare dhe atë për Ekonominë, Shehu u ndal tek stoku i detyrimeve të prapambetura për çështjet gjyqësore.
Ai tha se ky stok deri në fund të 2024 rezulton të jetë 7.32 miliardë lekë, nga të cilat detyrimet e qeverisjes qendrore janë 2.66 miliardë lekë, detyrimet e qeverisjes vendore janë 3. 26 miliardë lekë dhe detyrimet për rimbrusimin e tvsh janë rreth 1.4 miliardë lekë.
Sipas Shehut, “detyrimet faktike dhe kontigjente për vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut raportohen në vlerën 18 milionë euro, që i takon 10 vendimeve që janë në trajtim në afatin 3 mujor dhe rrezikojnë pagesa interesi për likuidim të vonuar. Ndërsa raportimet e vendimeve të Gjykatës së Arbitrazhit deri në fund 2024 për detyrimet faktike dhe kontigjente paraqiten në vlerën e 180 milionë euro”.
Ndërsa sa i takon kontratave koncesionare me mbështetje buxhetore, kreu i KLSH tha se “u konstatuan mos përputhje në plan pagesa dhe raportime, financim i fragmentuar jashtë programeve përkatëse, monitorim i pamjaftueshëm për pagesa dhe volume të pa realizuara dhe mungesë raportimi vjetor të performancës”.
Arben Shehu: Në aspektin dhe kontabilitetit dhe raportimit fiskal, pavarësisht detyrimit të parashikuar në nenin 63 të ligjit për menaxhimin e sistemit buxhetor, pasqyrat e konsoliduara vjetore, transaksione financiare të shtetit për 2024 nuk janë hartuar dhe nuk janë dorëzuar cka e ka bërë të pamundur shprehjen e një opinioni auditues financiar mbi to.
Pavarësisht këtij kufizimi, në auditimet financiare individuale të kryera nga KLSH përvec mangësive në formë dhe afateve të përgatijes së pasqyrave financiare nga institucionet e audituara kanë konstatuar dhe klasifikime të gabuara në pozicionet e pasqyrave financiare.
Risqet fiskale mbeten të larta, duke qenë se ekspozimi ndaj ndërmarrjeve publike, veçanërisht energjia është rritur për shkak të detyrimeve të ndërsjellta të pashlyera dhe të pa rakorduara.
Ndërkohë stoku i detyrimeve të prapambetura për çështjet gjyqësore kontigjente mbeten në nivele të larta. Stoku i detyrimeve deri në fund dhjetorit 2024 rezulton 7.32 miliardë lekë, nga të cilat detyrimet e qeverisjes qendrore janë 2.66 miliardë lekë, detyrimet e qeverisjes vendore janë 3. 26 miliardë lekë dhe detyrimet për rimbrusimin e tvsh janë rreth 1.4 miliardë lekë.
Detyrimet faktike dhe kontigjente për vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut raportohen në vlerën 18 milionë euro, që i takon 10 vendimeve që janë në trajtim në afatin 3 mujor dhe rrezikojnë pagesa interesi për likuidim të vonuar.
Ndërsa raportimet e vendimeve të Gjykatës së Arbitrazhit deri në fund 2024 për detyrimet faktike dhe kontigjente paraqiten në vlerën e 180 milionë euro.
Sa i takon kontratave koncesionare me mbështetje buxhetore u konstatuan mos përputhje në plan pagesa dhe raportime, financim i fragmentuar jashtë programeve përkatëse, monitorim i pamjaftueshëm për pagesa dhe volume të pa realizuara dhe mungesë raportimi vjetor të performancës.














