• Kontakt
Monday, November 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si po shthuret tregu i sigurimeve, dëmet pezull tejkalojnë vitin e tërmetit dhe pandemisë

19:05 : 02/11/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Nga Klodian Tomorri

Tregu shqiptar i sigurimeve po shfaq një tendencë shqetësuese përkeqësimi në dy vitet e fundit, teksa të dhënat tregojnë një rritje të ndjeshme të dëmeve të papaguara. Sipas statistikave zyrtare nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, në fund të muajit shtator numri i dëmeve pezull për sigurimet e jo-jetës arriti në 12 mijë e 206, duke kapur nivelet e vitit pas tërmetit dhe atij të Covidit.

Numri i dëmeve pezull përfshin dëmet në proces vlerësimi, ato të miratuara, por të papaguara nga shoqëritë e sigurimit, dëmet në procese gjyqësore etj. Me pak fjalë, ato janë aksidente apo ngjarje dëmesh të ndodhura, për të cilat të dëmtuarit nuk i kanë marrë ende paratë e kompesimit nga shoqëritë e sigurimit.

Ky tregues është indikatori më i rëndësishëm, që tregon se sa korrekte janë kompanitë e sigurimeve në shlyerjen e dëmeve pa sorrollatur qytetarët e dëmtuar me burokraci, kundërpretendime dhe procese gjyqësore, të cilat në Shqipëri zgjasin me vite.

Lexo edhe:

Leksione Nobeli për Shqipërinë

Kosto të larta jetese në Shqipëri! Familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

Megjithatë numri i dëmeve pezull është vetëm njëri nga treguesit, që tregon tendencën shqetësuese. Ka dhe dy indikatorë të tjerë, të cilët konfirmojnë të njëjtën tendencë.

I pari është vlera totale e dëmeve pezull të papaguara. Sipas AMF, në fund të 9 mujorit, vlera totale e dëmeve të papaguara pezull për shoqëritë e jo-jetës ishte 70 milionë euro. Kjo shifër është gati e barabartë me vlerën totale të dëmeve që tregu shqiptar paguan në vit për sigurimet e jo-jetës.

Ndërsa indikatori i dytë është raporti i dëmeve pezull mbi numrin total të dëmeve. Sipas të dhënave të AMF, në vitin 2022 ky raport zbriti në 13.4 për qind. Por në fund të vitit të kaluar raporti u rrit në 14.8 për qind, ndërsa në shtator të këtij viti ai ka kërcyer në 18.7 për qind.

Mollët e kalbura që po shthurin tregun e sigurimeve/ Dëmet pezull

Vetëm një kompani paguan korrekt

Por shifrat e mësipërme janë mesatarja e të gjithë tregut. Të dhënat e detajuara tregojnë një pamje më të qartë se cilat janë shoqëritë shqiptare të sigurimeve, që nuk paguajnë por sjellin vërdallë pafundësisht qytetarët e dëmtuar.

Sipas të dhënave, në krye qëndron Ansig, shoqëria e sigurimeve, që zotërohet nga Piro dhe Llazi Angjeli. Për periudhën janar-shtator, kjo kompani ka paguar në total 1949 dëme. Por për të njëjtën periudhë, sipas AMF, Ansig ka 1814 dëme pezull, të papaguara me një raport dëme pezull ndaj dëme total prej 48.2 për qind. Kjo do të thotë se në çdo dy dëme të ndodhura, Ansig ka paguar vetëm një dëm.

Në vendin e dytë dhe tretë, të kompanive jo korrekte në pagesën e dëmeve, renditen dy shoqëri të zotëruara nga biznesmeni Kadri Morina. Insig dhe Eurosig kanë një raport respektivisht 41.1 për qind dhe 30.6 për qind të dëmeve pezull mbi dëmet totale.

Lista pasohet nga Sigma Vienna Insurance Group me 25 për qind, Intersig 17.4 për qind dhe Atlantik me 15.3 për qind. Shoqëria më e madhe e sigurimeve në vend, kompania Sigal, ka edhe kjo një raport dyshifror të dëmeve pezull ndaj dëmeve totale.

Sipas AMF, për periudhën Janar-Shtator të këtij viti, Sigal ka paguar në total 15 mijë e 101 dëme dhe për të njëjtën periudhë ajo rezulton të ketë 2442 dëme pezull të papaguara me një raport prej gati 14 për qind të dëmeve pezull mbi totalin e dëmeve.

E vetmja kompani korrekte e tregut shqiptar të sigurimeve, e cila paguan në kohë dhe ka një raport dëmesh pezull të ngjashëm me shoqëritë europiane të sigurimeve është Albsig.

Kompania Albsig pagoi 12871 dëme për periudhën janar-shtator dhe rezulton të ketë vetëm 388 dëme pezull. Kjo bën që raporti i dëmeve pezull mbi totalin e dëmeve në Albsig të jetë sipas AMF vetëm 2.9 për qind, një indikator që dëshmon se kompania shlyen me shpejtësi të gjitha dëmet.

Mollët e kalbura që po shthurin tregun e sigurimeve/ Dëmet pezull

Një treg i ngurtë

Problemi me tregun shqiptar të sigurimeve është ngurtësia e tij dhe paaftësia e rregullatorit për të ndëshkuar shoqëritë që nuk janë korrekte në pagesën e dëmeve.

Në një treg normal, me mundësi zgjedhjeje, qytetarët do të zgjidhnin kompanitë që janë korrekte për të siguruar, automjetet, pronat dhe çdo aset tjetër. Kjo do të nxiste kompanitë jo korrekte që të paguajnë në kohë dëmet, ose do të çonte në daljen e tyre nga tregu.

Por industria shqiptare e sigurimeve funksionon si kartel me treg të ndarë, ku çdo kompani ruan të njëjtën peshë tregu, pavarësisht nëse paguajnë ose jo.

Nëse kësaj i shtohet edhe fakti, që AMF është e pafuqishme ose e kompromentuar për të forcuar zbatimin e rregullave, atëherë tregu është totalisht i ngurtë dhe qytetarët të kapur në kurthin, që polica e tyre e sigurimeve mund të qëllojë tek ato kompani, të cilat nuk paguajnë.

Këto zhvillime shtrojnë dhe një pyetje të madhe mbi industrinë e sigurimeve. Përse duhet të ekzistojnë shoqëri sigurimesh, të cilat nuk paguajnë në treg dhe kanë raport dëmesh pezull deri në 50 për qind./kapitali.al

Etiketa: ansigAutoriteti i Mbikqyrjes FinanciareekonomiEurosiginsigsigurimet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Leksione Nobeli për Shqipërinë

09:09 : 01/11/2025
AKTUALITET

Kosto të larta jetese në Shqipëri! Familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

08:22 : 29/10/2025
AKTUALITET

INSTAT korrigjon shifrat, eksportet nuk janë rritur asnjëherë këtë vit, rënie 7.9%

13:17 : 27/10/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Mashtrimet financiare marrin formë të re, rreziku mbetet i vjetër

08:31 : 25/10/2025
AKTUALITET

Pas FMN, edhe Instituti i Vjenës ul parashikimin e rritjes për Shqipërinë

14:00 : 23/10/2025
AKTUALITET

Buxheti në suficit të “padëshiruar” për të tretin vit radhazi, pasojat

12:51 : 21/10/2025
Para

Kush ishin 50 sekretet e jetës së Fatos Nanos!

TË GJITHA

Xhandarmëria serbe hyn në territorin e Kosovës, plagos dhe rrëmben një shtetas

16:19 : 03/11/2025

Lejuan lidhjen e energjisë elektrike për “shtëpitë e barit”, lirohen punonjësit e OSHEE

16:17 : 03/11/2025

SHBA planifikon të dërgojë trupa në Meksikë! Trump përgatit operacion kundër karteleve të drogës

16:11 : 03/11/2025

Zbulim i rrallë në psikiatri: shkencëtarët gjejnë një anomali të rrallë në trurin e psikopatëve

16:06 : 03/11/2025

Korrupsion gjatë pandemisë COVID-19, merret nën akuzë ish-ministri spanjoll

15:55 : 03/11/2025

Ermal Mamaqi: Më mirë t’i fshish lotët me 500 euro në Ferrari, sesa me biletën e autobusit

15:54 : 03/11/2025

P*rdhunoi në makinë 29-vjeçaren, arrestohet autori! I sekuestrohen armë dhe lëndë narkotike

15:40 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com