• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KLP e KLGJ gati në shtator, komisioni i Vetting-ut vulos brenda verës fatin e 30 kandidatëve të mbetur

09:52 : 03/06/2018
në AKTUALITET, VETTING

Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor pritet që të ngrihen në shtator. Me miratimin e reformës në drejtësi, parashikohej edhe ngritja e organeve të reja të drejtësisë, mes të cilëve edhe KLGJ dhe KLP, por deri tani ky proces ka hasur në pengesa. Këto dy organe do të kenë në total nga 11 anëtarë, pesë të zgjedhur nga Kuvendi dhe gjashtë të tjerë do të vijnë nga radhët e të gjitha niveleve të prokurorive për KLP si edhe nga radhët e gjyqtarëve në të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor për KLGJ. Mirëpo deri tani janë përzgjedhur vetëm kandidatët nga Kuvendi, ndërsa Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykata e Lartë nuk janë futur akoma në “lojë”.

Problemi qëndron pikërisht tek procesi i vetingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deri në këto momente e ka kryer punën me ritme të ngadalta, duke zhvilluar vetëm një ose dy seanca dëgjimore në javë. Ndërsa pas një pauze disa-ditore, tashmë komisioni i vetingut është rikthyer duke përshpejtuar ritmin e punës dhe pritet që brenda periudhës qershor-korrik të vendosë për fatin e 30 kandidatëve të mbetur për KLP dhe KLGJ.

Vetëm përgjatë javës së ardhshme pritet që të zhvillohen tre seanca dëgjimore, midis të cilëve një nga emrat që do të kalojë në sitën e vetingut është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Kandidatja për KLP vetohet të hënën
Ditën e hënë do të përballet me trupën gjykuese të vetingut, Anila Leka, e cila është prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme dhe njëkohësisht konkurron për të bërë anëtare e KLP. Sakaq, duhet theksuar fakti se edhe gjyqtarja e Kurbinit, Marçela Shehu e cila kaloi në sitën e vetingut dy ditë më parë, është kandidate për tu bërë anëtare në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Sipas të gjitha gjasave, Marçela Shehu do të rikonfirmohet në detyrë duke qenë se nuk iu gjet asnjë shkelje, duke qëndruar kështu në garë për KLGJ.

Lexo edhe:

Nga problemet me vettingun tek e shkuara, prapaskenat dhe dritëhijet e zgjedhjes së Vokshit në Kushtetuese

Dumani merr këshilltare në SPAK Brunilda Bekteshin e Vettingut

Mesa duket tashmë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur fuqishëm punën, dhe në fokus kryesor do të ketë kandidatët për KLGJ dhe KLP. Sipas informacioneve, tani KPK do të zhvillojë nga tri seanca dëgjimore në një javë përgjatë këtyre dy muajve me gjyqtarë dhe prokurorë që konkurrojnë për tu bërë anëtar në organet e reja të drejtësisë dhe nëse vazhdohet me këtë ritëm, parashikohet që në shtator KLP dhe KLGJ të jenë gati. Sakaq, vlen të theksohet fakti se përveç 30 kandidatëve që presin të kalojnë në sitën e vetingut, dy pretendentë të mëparshëm u shkarkuan nga sistemi i drejtësisë. Më konkretisht, gjyqtari Besim Trezhnjeva ishte kandidat për KLGJ, ndërsa prokurorja Besa Nikëhasani kandidonte për KLP dhe pak kohë më parë të dy u shkarkuan.

Roli i PP dhe Gjykatës së Lartë
Gjithsej janë dorëzuar 19 emra që plotësojnë kushtet formale për të kandiduar për KLP dhe 14 emra të tjerë për KLGJ. Në një kohë që lista me të gjithë kandidatët e mundshëm për organet e reja të drejtësisë është dorëzuar nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykata e Lartë, duhet të pritet përfundimi i vetingut dhe të shikohet nëse ata e kalojnë me sukses këtë proces.

Por nga ana tjetër duhet theksuar fakti se fati për ngritjen e organeve të reja të drejtësisë ndodhet në dorën e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori dhe të kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku. Gjykata e Lartë duhet të thërrasë Konferencën Gjyqësore, ndërsa Prokuroria e Përgjithshme Këshillin e Prokurorisë në mënyrë që të votohen dhe përzgjidhen 6 emrat që do të përfaqësojnë prokurorët dhe 6 emrat e tjerë që do të përfaqësojnë gjyqtarët./SOT

Etiketa: vettingu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga problemet me vettingun tek e shkuara, prapaskenat dhe dritëhijet e zgjedhjes së Vokshit në Kushtetuese

21:40 : 10/12/2025
AKTUALITET

Dumani merr këshilltare në SPAK Brunilda Bekteshin e Vettingut

10:32 : 28/07/2025
AKTUALITET

“Lekët janë marrë nga një që u zhduk nga vettingu”, mashtrimi i avokates

22:09 : 19/02/2025
AKTUALITET

“Vetingu përmbysi raportet gjinore”/ BIRN: Shumë gra u penalizuan me shkarkim për shkak të burrave

15:29 : 23/12/2024
AKTUALITET

“Mashtruan për Vettingun”, Berisha: Donald Lu dhe Romana Vlahutin janë ambasadorët më të korruptuar

13:13 : 20/12/2024
AKTUALITET

Operacioni ishte i suksesshëm, pacienti vdiq

11:11 : 18/08/2024
Para

"U prit me protesta në Elbasan, Rama anuloi festën e FRESH dhe ia mbathi për në Tiranë"

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom