Seanca gjyqësore për tragjedinë e Gërdecit po zhvillohet këtë të enjte në GJKKO ku nuk kanë munguar debatet dhe tensionet mes palëve.
Shkak është bërë kërkesa e mbrojtësve të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për të revokuar vendimin e gjyqtares Irena Gjoka, e cila pranoi si palë në proces familjen Durda.
Sipas avokatëve të Mediut, avokati i familjes Durda, Dorjan Matlia, është drejtor i organizatës “Respublika”, e cila sipas tyre është ngritur dhe financohet nga fondacionet e George Soros.
Fatmir Mediu: Kjo zyrë është ngritur me fondet e Soros, është fakt. Me gjithë respektin për familjarët, në këtë proces nuk mund të ketë dy prokurori.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i familjes Durda, Geraldo Durda, iu përgjigj deklaratave të ish-ministrit: “Ta ka dhënë përgjigjen Gjykata e Strasburgut, lëre mandatin e deputetit dhe përballu me gjykatën”.














