• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Në Mal të Zi bie mbështetja për NATO-n

15:27 : 25/10/2025
në RAJONI

Mbështetja e qytetarëve për anëtarësinë e Malit të Zi në NATO është më e ulët për pothuajse 9 për qind krahasuar me marsin e vitit të kaluar, ndërsa numri i kundërshtarëve, në të njëjtën periudhë, është rritur mbi 11 për qind – këto janë rezultatet e një hulumtimi të Qendrës për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në Mal të Zi (CEDEM), të kryer në shtator.

Për Aleancën Atlantike të Malit të Zi, ky është një konfirmim se elementet proruse dhe anti-NATO vazhdojnë të veprojnë brenda institucioneve dhe strukturave politike.

“Veprimet e tyre synojnë përhapjen e dyshimit, dobësimin e besimit të qytetarëve dhe relativizimin e qëllimeve strategjike të shtetit”, thonë nga kjo organizatë për Radion Evropa e Lirë.

I pyetur nga REL-i se si i komenton këto të dhëna, një zyrtar i NATO-s tha se Mali i Zi përballet me “kërcënime të vazhdueshme hibride nga aktorë rusë dhe të huaj”, por theksoi se NATO-ja vlerëson bashkëpunimin e vazhdueshëm me të.

Lexo edhe:

Avionët rusë shkelin hapësirën e NATO-s, Rutte: Do t’i godasim nëse paraqesin kërcënim

Dy avionë rusë shkelin hapësirën ajrore të Lituanisë

Ndërsa, arsyet e rënies së mbështetjes në anketën e fundit, zyrtari ua referoi autoriteteve malazeze.

Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi nuk iu përgjigj kërkesës së REL-it për koment.

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Malit të Zi, Dragan Samarxhiq, beson se rënia e mbështetjes për anëtarësinë në NATO është pasojë e një kombinimi kompleks të ndikimeve globale, polarizimit të brendshëm dhe dobësive të komunikimit të institucioneve shtetërore.

Mali i Zi u bë anëtar i NATO-s në qershor të vitit 2017, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), e cila e humbi pushtetin në mes të vitit 2020.

Disa nga partitë që ishin në pushtet që nga ajo kohë – kryesisht partitë proruse të Frontit Demokratik – janë kundërshtare të NATO-s.

Kryetari i tyre, Andrija Mandiq, është kryetar i Kuvendit të Malit të Zi.

Shifrat e CEDEM-it

Hulumtimi i kryer nga CEDEM-i zbuloi se 40.7% e të anketuarve mbështesin anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Shifra paraqet rënie krahasuar me marsin e vitit 2024, kur kjo mbështetje ishte 49.5%.

Përqindja e kundërshtarëve tani është 42.1, ndërsa marsin e kaluar ishte 30.7.

CEDEM ka zhvilluar anketa të ngjashme për këtë çështje që nga viti 2008.

Të dhënat e mëparshme tregojnë se, nga gjysma e vitit 2020 deri në mars 2024, shumica e të anketuarve vazhdimisht e kanë mbështetur anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Anketa e fundit u realizua nga 25 shtatori deri më 6 tetor të këtij viti me 1.006 njerëz të rritur.

Mali i Zi në luftën kundër kërcënimeve hibride

Zyrtari i NATO-s tha se Mali i Zi kontribuon në sigurinë e përbashkët përmes pjesëmarrjes në misione në Kosovë, Irak, Letoni dhe Bullgari, si dhe përmes mbështetjes që i ka ofruar Ukrainës deri më tani.

Ai përmendi, gjithashtu, përfitimet që Mali i Zi ka nga anëtarësimi në NATO: investimet e huaja nga vendet e NATO-s janë rritur, aleatët sigurojnë hapësirën ajrore të Malit të Zi përmes misionit të Policisë Ajrore dhe NATO-ja ndihmon në luftën kundër kërcënimeve hibride.

“Mali i Zi ka marrë masa të forta për t’iu kundërvënë kërcënimeve hibride dhe ishte aleati i parë që mori mbështetje nga ekipi i NATO-s për luftimin e kërcënimeve hibride”, tha zyrtari i NATO-s për Radion Evropa e Lirë.

Samarxhiq: Disa duan ta vënë në dyshim justifikimin e anëtarësimit

Admirali në pension, Dragan Samarxhiq, konsideron se perceptimi i qytetarëve për përfitimet konkrete të anëtarësimit në NATO është ende i dobët.

Ai beson se institucionet shtetërore – kryesisht Qeveria – janë më përgjegjëset për këtë.

“Është e qartë se ka aktorë që, përmes aktiviteteve të drejtuara dhe të koordinuara, përpiqen ta lëkundin besimin e qytetarëve dhe ta rihapin çështjen e justifikimit të anëtarësimit”, thotë Samarxhiq.

Sipas tij, këta kundërshtarë të NATO-s shfrytëzojnë me mjeshtëri dobësitë institucionale dhe përgjigjet joadekuate shtetërore në situata krize, për t’i portretizuar ato si një mangësi të vetë NATO-s.

Ai shton se vendi përballet, gjithashtu, me një nivel të lartë populizmi.

“Një mjedis i tillë është i favorshëm për narrativë që relativizojnë rëndësinë e anëtarësimit në NATO dhe përhapin dyshime në lidhje me unitetin, aftësinë dhe besueshmërinë e saj për t’iu përgjigjur sfidave moderne të sigurisë dhe për t’i mbrojtur anëtarët e saj”, thotë Samarxhiq.

Minimi i vlerave euroatlantike

Aleanca Atlantike e Malit të Zi beson se disa nga qendrat e pushtetit në vend po përdorin burimet publike për të minuar vlerat euroatlantike.

“Në të njëjtën kohë fshehin edhe varësinë e tyre politike nga interesat që janë në kundërshtim me ato malazeze. Ky është kërcënimi kryesor. Shteti duhet të tregojë vendosmëri, pjekuri dhe vullnet të qartë për t’i mbrojtur interesat e tij strategjike nga ata që dëshirojnë ta kthejnë atë nën ndikimin e huaj”, thekson Aleanca Atlantike.

Sipas organizatës, Mali i Zi është thellësisht i përfshirë në procesin evropian, është anëtar i aleancës më të fortë të sigurisë dhe “nuk ka kthim prapa nga kjo rrugë”.

Përfaqësues të Aleancës Atlantike konsiderojnë se është thelbësore që Qeveria dhe institucionet të kalojnë nga një qasje reaktive në një qasje proaktive, duke dërguar mesazhe të qarta dhe të unifikuara.

“… dhe me rezultate konkrete të kthehet besimi i qytetarëve dhe të tregohet se Mali i Zi i përket Evropës”, theksojnë nga kjo organizatë.

Ku çalon?

Kuvendi i Malit të Zi nuk e miratoi vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të ushtrisë në Misionin e NATO-s për Ndihmë dhe Trajnim Sigurie për Ukrainën (NSATU) për më shumë se tre muaj.

Komisioni parlamentar i Sigurisë dhe Mbrojtjes e miratoi këtë vendim më 17 korrik, por ai u kundërshtua nga deputetët e koalicionit qeverisës, përkatësisht nga partitë proruse të Frontit Demokratik.

Atëkohë, ata thanë se kundërshtojnë çdo përfshirje të ushtarëve malazezë në luftën në Ukrainë.

Ministri i Mbrojtjes, Dragan Krapoviq, reagoi, duke shpjeguar se ushtarët nuk do të shkojnë në Ukrainë, por do t’i trajnojnë ushtarët ukrainas në Gjermani.

Përndryshe, në takimin e fundit ministror në Bruksel më 16 tetor, Krapoviq tha se Mali i Zi po i përmbush me përgjegjësi detyrat në agjendën e NATO-s, që synojnë forcimin e mbrojtjes kolektive.

Në këtë kontekst, ai konfirmoi vendosmërinë e Malit të Zi për të vazhduar trendin e rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen.

Në samitin e fundit të NATO-s në Hagë u arrit një marrëveshje që anëtarët e aleancës t’i rrisnin shpenzimet e mbrojtjes në 5 për qind të bruto prodhimit të brendshëm deri në vitin 2035.

Kjo është dy herë e gjysmë më shumë se shpenzimet aktuale dhe vlerësohet se arrin shumën e më shumë se 460 milionë eurove.

Millan Knezheviq, nga Fronti Demokratik, e konsideroi këtë si të papranueshme dhe bëri thirrje që qytetarët të votojnë për këtë shpenzim në një referendum.

Anëtarët e tjerë të koalicionit në pushtet në Mal të Zi nuk e komentuan thirrjen e Knezheviqit.

Anketa e CEDEM-it tregoi gjithashtu rënie të mbështetjes së qytetarëve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian – nga 78 për qind në mars të vitit të kaluar në 71 për qind në shtator të këtij viti./REL

Etiketa: mali i zinato

Lajme të lidhura

BOTA

Avionët rusë shkelin hapësirën e NATO-s, Rutte: Do t’i godasim nëse paraqesin kërcënim

17:51 : 24/10/2025
BOTA

Dy avionë rusë shkelin hapësirën ajrore të Lituanisë

19:50 : 23/10/2025
BOTA

Trump paralajmëron Putin: Nëse nuk ndalet lufta në Ukrainë, do ndërhyjë SHBA

19:51 : 15/10/2025
BOTA

Rutte: Po punojmë me BE-në për mburojën evropiane kundër dronëve

12:39 : 15/10/2025
BOTA

NATO nis stërvitjet bërthamore

21:31 : 13/10/2025
RAJONI

Vjosa Osmani nderohet me çmimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s: I dedikohet grave të Kosovës

15:34 : 13/10/2025
Para

Pas grabitjes 102 milionë dollarëshe, Muzeu i Luvrit zhvendos sendet me vlerë në Bankën e Francës

TË GJITHA

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025

Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

20:54 : 25/10/2025

Pakistani paralajmëron Afganistanin: “Luftë e hapur” nëse bisedimet dështojnë

20:37 : 25/10/2025

Nesër sprova e Kurtit! Vetëvendosja pa votat e mjaftueshme për qeverinë e re, opozita i mbyll dyert e koalicionit

20:18 : 25/10/2025

Përplasen tre makina në Gjadër, pesë të plagosur mes tyre një vajzë e vogël

20:00 : 25/10/2025

Raporti ngre alarmin: 75% e ujërave në Shqipëri të ndotura! Zonat më problematike

19:46 : 25/10/2025

Aksident në Durrës, makina përplas dy këmbësorë në rrugën “Taulantia”

19:21 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com