• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Tete Albania” nën akuzë/ Minatorët e Spaçit në protestë prej ditësh, shkelje dhe mungesë sigurie në galeri

21:26 : 24/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Prej më shumë se dhjetë ditësh, rreth 60 minatorë të Spaçit janë ngritur në protestë përballë kompanisë “Tete Albania”, duke kërkuar përmirësimin e kushteve të punës dhe njohjen e kontratave kolektive.

Minatorët pohojnë se punojnë në kushte të vështira, me paga të pandryshuara prej vitesh dhe pa siguri teknike të mjaftueshme.

“Kompania nuk njeh kontratat kolektive dhe nuk pranon që ne të jemi pjesë e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë,” – thanë protestuesit, të cilët shtuan se protesta nisi pas pushimit nga puna të një brigadieri në mes të turnit.

Sipas tyre, gjatë ditëve të protestës, shumë prej punëtorëve kanë marrë njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me arsyetimin “për braktisje të vendit të punës”. Në dokumentet zyrtare thuhet se kontratat janë ndërprerë për këtë arsye, çka minatorët e konsiderojnë veprim hakmarrës ndaj pjesëmarrjes së tyre në protestë.

Kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, në një intervistë për Fiks Fare, deklaroi se minatorët kanë të drejtë ligjore të anëtarësohen në sindikatë dhe të mbrojnë interesat e tyre përmes kontratave kolektive.
“Ata punojnë në kushte shumë të vështira. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim dhe të kërkojmë që kërkesat e tyre të merren parasysh,” – u shpreh ai.

Lexo edhe:

Minatorët e Bulqizës bojkotojnë punën, kërkojnë zgjidhje për kontratat dhe pagat

Berisha-Gonzato, pse i duhet dhënë fund një keqkuptimi

Edhe kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, konfirmoi se është në dijeni të situatës dhe ka zhvilluar takime si me përfaqësuesit e minatorëve, ashtu edhe me drejtuesit e kompanisë.
“Punëtorët kanë të drejtë. Anëtarësimi i tyre në konfederatë është ligjor. Bashkia nuk ka kompetenca të drejtpërdrejta, por do të ndërmjetësojë për të gjetur një gjuhë të përbashkët,” – tha Melyshi për Fiks Fare.

Nga ana tjetër, Inspektori i Inspektoriatit të Punës konfirmoi për emisionin se kompania “Tete Albania” është gjobitur disa herë më parë për shkelje të kushteve të punës.

“Janë marrë masa në të kaluarën, por nuk mbaj mend saktësisht cilat kanë qenë shkeljet. Pas nisjes së protestës nuk kam kryer inspektim, sepse nuk jam urdhëruar ta bëj këtë,” – tha ai, duke shtuar se kompania ka një mjek të brendshëm dhe kartela shëndetësore për punëtorët, por nuk di nëse bëhen kontrolle periodike për sëmundjet profesionale.

Në një reagim zyrtar për “Fiks Fare”, përfaqësuesit e kompanisë “Tete Albania” e cilësuan protestën si të paligjshme, duke theksuar se ajo ka shkaktuar dëme ekonomike.
“U bëjmë thirrje 43 punonjësve që të rikthehen në punë. Nuk kemi ndërmend të pengojmë anëtarësimin e punëtorëve në sindikatë, por ata duhet të jenë pjesë e një sindikate ligjore,” – thuhet në reagimin e kompanisë.

Protesta e minatorëve të Spaçit vazhdon ende, ndërsa palët mbeten të ndara mes kërkesave për të drejta sindikale dhe pretendimeve për shkelje të ligjit. Në mungesë të një marrëveshjeje, situata në Spaç pritet të mbetet e tensionuar në ditët në vijim./Emisioni “Fiks Fare”

Etiketa: akuzagaleriMinatoretshkeljespac“Tete Albania”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Minatorët e Bulqizës bojkotojnë punën, kërkojnë zgjidhje për kontratat dhe pagat

14:33 : 03/06/2026
AKTUALITET

Berisha-Gonzato, pse i duhet dhënë fund një keqkuptimi

14:56 : 12/05/2026
AKTUALITET

“Lobist i Ramës”/ Berisha nuk tërhiqet nga akuzat për Gonzaton: I bazoj në burime!

12:57 : 11/05/2026
BOTA

Mbyllen hetimet për ish-komisionerin e zgjerimit, BE e liron nga akuzat

17:31 : 08/05/2026
AKTUALITET

“Pagë pa punë”/ Përplasje mes punonjësve në UK Mirditë, akuzat

21:04 : 23/04/2026
AKTUALITET

Akuzat për “spiune”, Kos ‘jep llogari’ para deputetëve europianë më 20 prill

19:09 : 25/03/2026
Para

Balluku në hetim, Tabaku publikon videon: Aeroporti i Vlorës, 138 milionë euro humbje

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom