Presidenti i Venezuelës, Nikolás Maduro, i është përgjëruar në anglisht presidentit amerikan Donald Trump, duke i kërkuar që të mos nisë një luftë kundër vendit të tij.
“Jo luftë të lutem, paqe përgjithmonë, paqe përgjithmonë. Jo luftë të çmendur, ju lutem!” — thotë Presidenti i Venezuelës gjatë një takimi me sindikatat.
Deklarata e Madurës vjen në një kohë tensionesh të shtuara, pasi prej më shumë se dy muajsh SHBA ka vendosur një prani të madhe ushtarake në Detin e Karaibeve, me anije luftarake, avionë, bombardues strategjikë, marinsa, dronë dhe avionë zbulues.
Kjo konsiderohet si vendosja më e madhe ushtarake amerikane në rajon prej dekadash.
Bombarduesit amerikanë B-52 kanë kryer demonstrime pranë brigjeve të Venezuelës, ndërsa Trump ka autorizuar edhe përfshirjen e CIA-s në operacione të fshehta.
Më 17 tetor, Trump deklaroi se Maduro i kishte vënë në dispozicion “të gjitha burimet natyrore të Venezuelës”, pasi “ai nuk nuk do të kruhet me Amerikën.”
Situata është e paqartë dhe nuk dihet ende nëse tensionet mes dy vendeve do të përshkallëzohen drejt një konflikti të armatosur.














