Këtë të enjte, ka nisur faza e tretë e vlerësimit të kandidatëve për pozicionin e hetuesit financiar pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Në këtë fazë janë kualifikuar 10 kandidatë që kanë grumbulluar minimum 40 pikë në dy fazat e para të konkurrimit.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në godinën e SPAK dhe kandidatët do të njoftohen individualisht për orarin e intervistës.
Vlerësimi do të kryhet nga prokurorët Sotir Kllapi, Dorina Bejko dhe Dritan Prençi, i cili zëvendësoi Klodian Brahon pas dorëheqjes së këtij të fundit nga komisioni më 6 tetor, ditën kur aplikoi për pozicionin e drejtuesit të SPAK.
Ndërkohë, SPAK njoftoi se kandidatët që nuk kanë arritur pragun e pikëve do të informohen individualisht për rezultatet e tyre.
Kandidatët e kualifikuar për fazën e tretë janë:
Enea Arben Sharra
Ermal Niazi Milori
Argjend Shefki Tota
Kreshnik Thimi Gjeçka
Gentian Nikollë Ndoi
Ditmir Zeqir Hoda
Ilir Bexhet Deda
Fotion Përparim Malaj
Klodian Nikolet Vasia
Lutfi Haxhi Minxhozi