Personi në foto është Flori Paluçi, një prej viktimave e konfliktit në Manëz.
33-vjeçari ishte ulur në tavolinë me kamarierin e lokalit të cilit Daniel Pepa i cili i kishte kërkuar të përgatiste një kafe, por kjo nuk u bë e mundur pasi ekspresi ishte i fikur.
Pas kësaj, Flori Paluçi, ndërhyri në debat dhe qëlloi me armë shokun e Dorian Pepës, ndaj Aranit Kurtit duke e lënë të vdekur në vend.
Më pas, Daniel Pepa, shoku i Kurtit ka reaguar duke vrarë me armë zjarri 33-vjeçarin Flori Paluçi.
Paluçi ka qenë i arrestuar më parë në vitin 2015 në Itali si i dyshuar për pjesmarrje në një bandë grabitësish.
Grupi përbëhej nga 6 shtetas siçilianë dhe Paluçi si i vetmi shqiptar, të cilët identifikoheshin nga metoda e veçantë që përdornin për grabitjet, hapjen e vrimave në muret e bizneseve për të depërtuar brenda tyre.
Hetimet ndaj këtij grupi nisën në verën e vitit 2014, pas dy grabitjeve të dhunshme të argjendarive në Ravenna dhe Alfonsine, ku brenda një periudhe 20-ditore, autorët arritën të merrnin sende me vlerë rreth 200,000 euro.
Në njërin prej rasteve, grabitësit janë përballur edhe me pronarin e dyqanit, duke mbajtur armë lodër për të trembur dhe neutralizuar viktimën, e më pas janë larguar me një sasi të konsiderueshme sendesh të çmuara.













