Tre persona janë ndaluar në Sarandë, të dyshuar për disa raste vjedhjeje në qytet dhe zonat përreth.
Majko Shahini, 23 vjeç, nga fshati Çukë, dyshohet për vjedhje në banesa, magazina dhe një hotel në Ksamil, të ndodhura gjatë vitit 2025.
Arjan Skura, 19 vjeç, dhe Mario Rakipi, 24 vjeç, të dy nga Saranda, u kapën në flagrancë duke vjedhur një pompë uji në një lokal. Gjatë kontrollit, Skurës iu gjet edhe një sasi lënde narkotike e dyshuar si kanabis.
Materialet janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.