Një ngjarje tragjike ndodhi në Maliq, ku një banesë u përfshi nga flakët, duke i marrë jetën një 40-vjeçareje dhe djalit të saj 14 vjeç.
Viktima kanë mbetur Merjeme Azisllari, nëna dhe Luka Azisllari, djali i mitur, 14 vjeç.
Ndërkohë, fëmija tjetër i saj, 6 vjeç, që gjithashtu mori plagë të rënda nga zjarri ndodhet në spital. Ende nuk dihet si paraqitet gjendja e tij.