• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të vërtetat që morën me vete gjyqtarët e vrarë për çështjen e pronave/ Pse u vra Konomi dhe Koçi?

21:50 : 14/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Emisioni “Në Shënjestër” ka trajtuar këtë të martë disa ngjarje të rënda në vite që lidhen me vrasjet e disa gjyqtarëve të njohur në systemin e drejtësisë, si Skerdilajd Konomi dhe Kleanthi Koçi, që lidhen me çështjen e pronave.

Kleanthi Koçi ishte një gjyqtar i njohur në qarqet e drejtësisë në Shqipëri. Ai lindi në vitin 1939 në Gjirokastër. Dhe në moshën 22 vjeçare në vitin 1961, përfundoi shkëlqyeshëm studimet e larta në degën e Jurisprudencës në Tiranë.

Më pas ai ushtroi detyrën e tij si gjykatës në Shkodër, Gjirokastër, Përmet dhe Tepelenë. Ku nga viti 1968 deri në vitin 1990, ai mbante detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë.

Zhvillime demokratike që e gjetën atë fillimisht si kryetar të kësaj gjykate. Ndërsa në vitin ’92 ai zgjidhet kryetar i Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë.

Detyrë të cilën e mbajti deri më datë 21 Shkurt 1999. Ditë, kur ndërsa po kalonte në Sheshin ‘Skënderbej’ për të shkuar në banesën e tij, qëllohet me armë zjarri nga dy persona ende të panjohur edhe sot për drejtësinë. Tre plumba të qëlluar ndaj tij që e lanë të plagosur rëndë, fare pranë atij që në gjuhën urbane njihet si 15 Katëshi.

Lexo edhe:

Skandal pronësie, 20 m² “zhduken” në letra, pakti i vjetër fut fqinjët në sherr

Shqiptarët po marrin vetë hak, rastet e “vetëgjyqësisë” u rritën me 34% në vitin 2025

Me gjasa një person me të cilin Kleanthi Koçi kishte njohje. Pasi sipas dëshmive të kohës, një nga agresorët ishte afruar dhe para se ta qëllonte diçka kishte komunikuar me gjyqtarin.

Gjyqtari i cili ishte i njohur për aftësitë e tij profesionale në fushën e jurisprudencës, por që kishte kaluar apo kishte në duar çështje të rëndësishme që lidheshin me pronat.

Dëshmi të njohjes së gjyqtarit me autorin që u përforcuan edhe më shumë pas deklarimeve të tij të dhëna në atë kohë përpara oficerëve të policisë gjyqësore.

Ku ai u tha atyre se do të fliste mbi personin apo personat që e qëlluan, menjëherë sapo shëndeti i tij të përmirësohej. Shëndet i cili në të vërtetë u përmirësua.

Por ajo që ndodhi më tej la pas një tjetër histori misterioze, e cila edhe sot mbetet e tillë. Ajo që ka lidhje me kurimin e gjyqtarit. I cili pasi për 3 javë mori mjekim në spital dhe duket se i mbijetoi plumbave, u vendos që të çohej për kurim në Itali.

Por ndërroi jetë pikërisht në avionin që po e transportonte drejt Italisë. Si pasojë u tha e një komplikacioni në zemër.

Por që ndërkohë mbërritja e tij në Rinas, për të udhëtuar me një avion të sjellë nga Ministria Italiane e Drejtësisë, kishte shkaktuar një konflikt midis pilotit të avionit dhe ish-shefit të Rinasit në atë kohë, komisar Gani Malushit.

Piloti që merrte përsipër që Kleanthi Koçi të udhëtonte edhe pa pasjen e një vize, ndërsa shefi i policisë së Rinasit, nuk e lejonte një gjë të tillë. Vonesë e cila zgjati për afro katër orë.

Dhe që u pasua me fluturimin fatal për shëndetin e gjyqtarit. I cili duhet thënë se gjatë kësaj kohe kishte në duar disa çështje sensitive pronash.

Midis të cilave edhe një që kishte të bënte me një pronë që ndodhej në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Kleanthi Koçi i cili ndërsa oficerët e policisë i vendosën përpara disa fotografi të personave që dyshohen se e qëlluan, insistoi duke thënë se do të fliste vetëm pasi të bëhej mirë.

Duke marrë me vdekjen e tij kështu edhe të vërtetën mbi arsyet që çuan në plumbat që më pas i morën jetën. Por vrasja më e rëndë dhe makabre që ka tronditur sistemin e drejtësisë është ajo gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi.

Konomi ishte magjistrat i çështjeve civile në Gjykatën e Vlorës. Ai ishte 33 vjeç dhe baba i dy fëmijëve kur në mënyrë mizore iu ndërpre jeta në mes.

Mesditën e datës 9 Shtator 2011, gjyqtari Konomi ishte duke udhëtuar me automjetin e bashkëshortes së tij në bulevardin kryesor të Vlorës, kur makina të cilën drejtonte u hodh në erë me anë të një shpërthimi të telekomanduar.

Atë mëngjes kur po bëhej gati të shkonte në punë, për shkak të ngarkesës së madhe të gjyqeve që kishte, u desh të ndërronte makinën e tij me atë të bashkëshortes.

Kjo pasi çuditërisht makina e tij e kishte gomën e shpuar. Në fakt e gjithë kjo kishte qenë një kurth për të.

Pasi kjo ishte bërë me qëllim që ai të ngjitej në makinën e së shoqes ku rezultoi se ishte vendosur edhe sasia e madhe e eksplozivit.

Ajo që pasoi dhe u transmetua në të gjitha mediat ishte një tmerr. Vetëm pak metra pasi gjyqtari Konomi udhëtoi në drejtimin e makinës së bashkëshortes, një ‘Mercedes Benz’ i vjetër, makina u hodh në erë.

Pista e parë mbi eleminimin e gjyqtarit Konomi ishin vrasja për shkak të detyrës që mbante si gjykatës dhe konfliktet për çështje pronësie.

Edhe pse në vitin 2013, Prokuroria e Krimeve të Rënda e rihapi çështjen, vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, mbeti pa autor.

Ashtu siç ka mbetur edhe sot, 14 vite nga ekzekutimi i tij.

Por të dhënat thonë se gjyqtari Skerdilajd Konomi u bë target i vrasësve të tij menjëherë pasi fitoi një proces në Gjykatën e Lartë, ku i njihej pronësia e 3500 hektarëve në Gjirin e Lalzit.

Me 14 qershor 2011 Gjykata e Lartë me votim 4 me 1 dha vendimin në favor të trashëgimtarëve të përfaqësuar nga Skerdilajd Konomi.

Por edhe pse Skerdilajd Konomi gjatë gjithë verës së vitit 2011, priti që Gjykata e Lartë të zbardhte vendimin në favor, ky vendim mungoi. Kjo pasi siç u tha në atë kohë, gjyqtarët ishin me pushime.

Dhe menjëherë në shtator, do t’i vinin në dispozicion vendimin. Me të cilin më pas gjyqtari do të shkonte në hipotekë për të marrë certifikatën e pronësisë.

Por gjyqtari Konomi nuk pati mundësi ta shikonte këtë vendim. Kjo pasi ai u ekzekutua më datë 9 shtator 2011.

Ndërsa zbardhja e vendimit doli vetëm një ditë më pas më datë 10 shtator, kur ai nuk ishte më në jetë.

Dosja Skerdilajd Konomi

Më datë 10 Shtator 2011 Gjykata e Lartë zbardhi vendimin duke vënë në dijeni familjen Konomi. Por familja Konomi nuk e ka marrë ende çertifikatën e pronësisë për 3500 hektarët e fituar me vendim të Gjykatës së Lartë në Gjirin e Lalzit.

14 vite më pas, më 12 Shtator 2025, familja e gjyqtarit Konomi kërkoi sërish të rihapen hetimet për vrasjen e njeriut të tyre.

Në një pingpong midis institucioneve. Ku pasi SPAK shpalli moskompetencën, kjo çështje i kaloi Prokurorisë së Vlorës dhe më pas asaj të Fierit, që sërish e kanë pezulluar.

“Institucioni i SPAK-ut është ngritur me qëllimin për të hetuar pikërisht raste ku krimi, korrupsioni, përfitimi i padrejtë dhe ndikimi mbi drejtësinë kanë bashkëjetuar në dëm të qytetarëve dhe shoqërisë. Nëse SPAK nuk merret me çështje si kjo, atëherë përse ekziston?”, kërkojnë familjarët e gjyqtarit të ndjerë Skerdilajd Konomi të cilët kërkojnë nga SPAK, si institucioni kryesor në luftën kundër krimit të organizuar, që ta rikthejë këtë dosje në prioritet të tij.

“Po ashtu, i bëjmë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme, Policisë, KLP dhe KLGJ që të bashkëpunojnë ngushtë për një hetim të thelluar”, thuhet në deklaratën e familjarëve të gjyqtarit të ndjerë.

Sot pas 14 vjetësh pritjeje, frikë dhe heshtje, ne si familjarë kemi vetëm një pyetje për ju. A do të guxojë ndonjëherë drejtësia shqiptare të përballet me të vërtetën, sado e hidhur apo e rrezikshme të jetë ajo?.

Ai u vra sepse kishte guximin të kërkonte të drejtën e tij, pronat e trashëguara familjare, të cilat i fitoi përmes një procesi të rregullt gjyqësor. Por plumbat nuk do të vononin të qëllonin edhe mbi grate magjistrate.

/Emisioni “Në Shënjestër”

Etiketa: gjyqtareKleanthi KoçipronaSkerdilajd Konomite vrare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandal pronësie, 20 m² “zhduken” në letra, pakti i vjetër fut fqinjët në sherr

21:11 : 28/05/2026
AKTUALITET

Shqiptarët po marrin vetë hak, rastet e “vetëgjyqësisë” u rritën me 34% në vitin 2025

10:17 : 21/05/2026
AKTUALITET

Pastrim parash në prona e mallra luksi! Ish-zyrtari merr ‘dhuratë’ 140 mijë €, 18-vjeçarja me vilë 1.5 mln €

15:30 : 18/05/2026
AKTUALITET

Shqipëria poshtë standardeve të BE-së, me mungesë të dukshme gjyqtarësh për banor

13:28 : 12/05/2026
AKTUALITET

“Njëri prej tyre me lidhje me pushtetin”, pse policia i la të lirë autorët e dhunës brutale në Golem?

21:55 : 05/05/2026
AKTUALITET

“Ti hap trutë”/ Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ‘luftë’ për pronën

22:56 : 01/05/2026
Para

BIRN: Dëgjesa në Kuvend kthehet në vajtim për televizionin publik

TË GJITHA

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom