• Kontakt
Tuesday, October 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti I EEA: Shqetësuese ndotja e ajrit! Shqipëria, sfida serioze që kërkojnë veprim urgjent

Sipas Raportit të 7-të të Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA), i cili publikohet çdo pesë vjet, gjendja e mjedisit në Evropë nuk është e mirë: kërcënimet ndaj natyrës dhe ndikimet e ndryshimeve klimatike përbëjnë sfidat kryesore. Për Shqipërinë, panorama është veçanërisht shqetësuese. Duke marrë parasysh efektet e pritshme të ndryshimeve klimatike në bujqësi, prodhimi i brendshëm bruto i vendit tonë do të humbasë potencialisht midis 800 milionë dhe 900 milionë dollarëve të të ardhurave nga prodhimi bimor deri në vitin 2050.

09:13 : 14/10/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI

Profili për Shqipërinë, i përgatitur nga ekspertë kombëtarë të Rrjetit Evropian të Informacionit dhe Vëzhgimit Mjedisor (Eionet) dhe bazuar në 20 tregues të vendosur nga EEA ose Eurostat, ofron një përmbledhje të tendencave kryesore në tri dimensione: mjedisi dhe klima, ndryshimet sociale-ekonomike, dhe ndryshimi i sistemit të energjisë, mobilitetit dhe ushqimit. Vlerësimi vë në dukje zhvillime pozitive, por edhe sfida serioze që kërkojnë veprim urgjent.

Shqipëria nënshkroi Deklaratën e Sofjes për Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor në vitin 2020, duke u angazhuar për të arritur neutralitetin e karbonit deri në vitin 2050. Ky angazhim ka filluar tashmë të japë rezultate konkrete, veçanërisht në sektorin e energjisë së rinovueshme.

Përmes zbatimit të masave të përfshira në strategji dhe plane të lidhura me burimet e rinovueshme të energjisë (BRE), Shqipëria tashmë ka arritur objektivat e BE-së për vitin 2030 për përdorimin e BRE-ve. Në vitin 2023, pjesa e energjisë së rinovueshme arriti në 46.6% të konsumit final, duke tejkaluar objektivin e BE-së prej 42%. Kjo arritje mbështetet kryesisht nga energjia hidrike, ndërsa qeveria po punon për diversifikimin e burimeve përmes biomasës, energjisë diellore dhe asaj të erës. Gjithashtu, vendi ka bërë përparim në reduktimin e konsumit të energjisë.

Figura 1. Treguesi i konsumimit bruto final të energjisë nga burimet e rinovueshme të energjisë (BRE), i shprehur si përqindje e konsumimit bruto final të energjisë nga të gjitha burimet.

Lexo edhe:

Dita Ndërkombëtare e Ozonit në Shqipëri/ Aktivitetet sensibilizuese dhe angazhimet për mbrojtjen e mjedisit

Gazetari: Ministri i ri i Mjedisit, kamikaz i Kumbaros që varrosi çështjen e inceneratorëve

Në Shqipëri, produktet e naftës dhe drutë e zjarrit mbeten burimet më të rëndësishme të energjisë. Përdorimi i energjisë elektrike është i lartë si në sektorin rezidencial, ashtu edhe në atë të bizneseve, ndërkohë që humbjet në rrjet vazhdojnë të përbëjnë një problem serioz për sistemin energjetik të vendit.

Sektorët që kontribuojnë në konsumin e përgjithshëm të energjisë janë transporti, bujqësia, industria, familjet dhe shërbimet. Ndër ta, sektori i transportit rezulton të jetë konsumatori më i madh i energjisë, i ndjekur nga sektori rezidencial dhe ai industrial.

Të dhënat historike tregojnë se konsumi final i energjisë në Shqipëri ka shënuar një rritje graduale gjatë viteve 2009–2011, ndërsa në vitin 2014 u vu re një rritje e ndjeshme, e nxitur kryesisht nga industria e hekurit dhe çelikut. Aktualisht, sektori rezidencial është përgjegjës për rreth 49% të konsumit total të energjisë elektrike, duke e bërë atë sektorin me peshën më të lartë në përdorimin e energjisë në vend.

Sipas Strategjisë Kombëtare të Energjisë 2018–2030, konsumi final i energjisë në Shqipëri pritet të arrijë në 3 868 ktoe deri në vitin 2030. Dokumenti parashikon gjithashtu uljen e konsumit final të energjisë me 15.5%, në përputhje me objektivat e Bashkimit Evropian për rritjen e efikasitetit energjetik.

Në periudhën 2021–2023, në Shqipëri është vërejtur një ulje e konsumit të energjisë nga 106.7% në 102.1%, krahasuar me nivelin bazë të vitit 2005  një tregues pozitiv, por ende i pamjaftueshëm për të përmbushur objektivat afatgjata të vendit në fushën e energjisë dhe klimës.

Figura 2. Treguesi paraqet konsumin final të energjisë nga përdoruesit për të gjitha llojet e përdorimit të energjisë.

Së fundi, strategjia e mbrojtjes sociale 2024–2030 synon të luftojë varfërinë energjetike duke konsoliduar skemat financiare dhe duke promovuar përdorimin e paneleve diellore në zonat rurale, dhe politikat ekonomike tregojnë se po bëhet përparim drejt tranzicionit të gjelbër në inovacion dhe energji të rinovueshme.

Megjithatë, jo të gjitha lajmet janë inkurajuese. Pavarësisht nga ulja e shkarkimeve të gazeve serë nga sektori i përdorimit të tokës, rritjet e shkarkimeve nga sektorë të tjerë krijojnë një panoramë shqetësuese. Kjo do të thotë që përmbushja e objektivit të përcaktuar në Kontributet e Përcaktuara Kombëtare (NDC) 2021-2030 i cili synon një reduktim të përgjithshëm prej 20.9% të shkarkimeve të gazeve serë deri në vitin 2030 do të jetë e vështirë. Ky objektiv kërkon veprime urgjente dhe të koordinuara në të gjitha sektorët e ekonomisë.

Si një vend jo-Aneks I në kuadër të Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC), Shqipëria ka zhvilluar një inventar kombëtar të shkarkimeve antropogjene të gazeve serë (GHG), sipas burimeve dhe heqjeve përmes depozitave natyrore. Ky inventar mbulon periudhën 1990–2019 dhe përfshihet në komunikimet kombëtare të Shqipërisë mbi ndryshimet klimatike.

Figura 2. Treguesi paraqet shkarkimet totale neto të gazeve serë (+) dhe heqjet (-) për sektorin e përdorimit të tokës, ndryshimit të përdorimit të tokës dhe pyjeve (LULUCF).

Bazuar në të dhënat e fituara nga studime të ndryshme mbi ndryshimet klimatike në vend, reshjet vjetore kanë qenë në rënie. Shpërndarja e reshjeve gjatë vitit ka ndryshuar ndjeshëm, duke rezultuar në reshje të dendura gjatë muajve të dimrit dhe periudha të gjata në verë pa reshje. Si rezultat i këtyre ndryshimeve, në dekadën e fundit janë vërejtur shumë përmbytje. Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në veri-perëndim (rajonet e Shkodrës dhe Lezhës). Bazuar në vlerësimet e bëra nga ekspertë të bujqësisë, dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në prodhimin bujqësor në këto rajone arritën rreth 100 milionë dollarë amerikanë.

Të dhënat statistikore të Shqipërisë mbi prodhimtarinë dhe prodhimin bujqësor në dekadat e fundit sugjerojnë se niveli i inputeve (pleh kimik, fara cilësore, pesticide) dhe niveli i modernizimit (ujitje, teknologji korrjeje, etj.) janë rritur me ritme shumë të ulëta në krahasim me ato në shtetet anëtare të BE-së. Në këto kushte, duke marrë parasysh efektet e pritshme të ndryshimeve klimatike në bujqësi, prodhimi i brendshëm bruto i Shqipërisë do të humbasë potencialisht midis 800 milionë dhe 900 milionë dollarëve amerikanë të ardhurave nga prodhimi bimor deri në vitin 2050.

Shqipëria ndodhet ende në fazat fillestare të zhvillimit të ekonomisë qarkulluese, një koncept që synon të minimizojë mbetjet dhe të shfrytëzojë në mënyrë të qëndrueshme burimet natyrore. Raporti “Një hartë rrugësh drejt ekonomisë qarkulluese në Shqipëri” vjen si një dokument orientues që synon të udhëheqë vendin në drejtim të politikave të reja, duke forcuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve publike, sektorit privat dhe shoqërisë civile.

Qëllimi kryesor i këtij tranzicioni është krijimi i një ekonomie që riciklon, ripërdor dhe rigjeneron, duke u larguar nga modeli tradicional “mer-prodhon-hedh”. Megjithatë, rruga drejt këtij qëllimi mbetet sfiduese. Zbatimi i plotë i parimeve të ekonomisë qarkulluese kërkon përmirësimin e kornizës ligjore në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian, përdorimin efektiv të instrumenteve fiskale e ekonomike, si dhe monitorimin e treguesve qarkullues për të matur progresin.

Një tjetër sfidë madhore është miratimi dhe mbështetja e modeleve të ekonomisë qarkulluese, të cilat mund të luajnë një rol kyç në mbylljen e ciklit jetësor të plastikës, me fokus të veçantë në reduktimin e mbetjeve detare që prekin rëndë ekosistemet bregdetare shqiptare.

Të dhënat e fundit tregojnë se produktivititeti i burimeve në Shqipëri është përmirësuar ndjeshëm, duke u rritur nga 52 lekë për kilogram në vitin 2016 në 100 lekë për kilogram në vitin 2022. Po gjatë vitit 2022, përdorimi i brendshëm i materialeve mjedisore përfshirë biomasën, mineralet metalike e jometalike, materialet fosile të energjisë dhe mbetjet arriti në rreth 21.4 milionë tonë, një rritje prej 5.7% krahasuar me një vit më parë.

Nga këto, mineralet jometalike përbënin pjesën më të madhe, me 47.4% të totalit, duke reflektuar rëndësinë e sektorit të ndërtimit dhe infrastrukturës në strukturën ekonomike të vendit.

Ndërkohë, ndotja e ajrit mbetet një nga problemet më të mprehta mjedisore në Shqipëri, me ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin publik. Qeveria shqiptare ka hartuar disa plane dhe strategji për të reduktuar ndotjen e ajrit, ndër të cilat Strategjia e Cilësisë së Ajrit Mjedisor (2014) synon ta afrojë cilësinë e ajrit me standardet evropiane.

Bazuar në monitorimet e kryera në zonat urbane, transporti rrugor është burimi kryesor i ndotjes, duke gjeneruar nivelet më të larta të dioksidit të azotit (NO₂) dhe grimcave të imta PM₁₀. Sipas inventarit të shkarkimeve për vitin 2022, sasia e grimcave të imëta PM₂.₅ të shkarkuara arriti në 2.21 kilotonë, nga të cilat 80% vinin nga prodhimi i mineraleve jometalike, ndërsa 10.3% nga proceset e djegies në industrinë e ndërtimit.

Figura 4. Treguesi paraqet numrin e vdekjeve të parakohshme nga ekspozimi ndaj grimcave PM₂.₅ dhe objektivin e planit për ndotje zero 2030, bazuar në vlerësimin e rrezikut shëndetësor sipas OBSH Evropë.

Megjithatë, vendi ka bërë përparime domethënëse: midis viteve 2005 dhe 2022, shkalla e vdekjeve të parakohshme për shkak të ekspozimit ndaj PM₂.₅ është ulur me 53.7%, falë përmirësimeve graduale në cilësinë e ajrit dhe politikat e transportit. Paralelisht, janë ndërmarrë masa për modernizimin e infrastrukturës rrugore, për rritjen e përdorimit të mjeteve me shkarkime të ulëta, si dhe për nxitjen e automjeteve elektrike dhe hibride, numri i të cilave është në rritje të vazhdueshme. Aktualisht, Shqipëria është në proces të rishikimit të Strategjisë Kombëtare për Cilësinë e Ajrit Mjedisor dhe të Planit Kombëtar për Menaxhimin e Cilësisë së Ajrit./ klimasot

Etiketa: klimaMjedisindotja e ajritreshje shiu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dita Ndërkombëtare e Ozonit në Shqipëri/ Aktivitetet sensibilizuese dhe angazhimet për mbrojtjen e mjedisit

16:08 : 16/09/2025
AKTUALITET

Gazetari: Ministri i ri i Mjedisit, kamikaz i Kumbaros që varrosi çështjen e inceneratorëve

21:50 : 11/09/2025
AKTUALITET

Automjetet elektrike dhe sfidat për të përmbushur objektivat e CO2 të BE-së

09:39 : 11/09/2025
BOTA

“Zjarret po nxisin ndotjen e ajrit”/ OBM paralajmëron pasoja të rënda për shëndetin dhe mjedisin

19:55 : 06/09/2025
AKTUALITET

Priten reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:10 : 03/09/2025
AKTUALITET

Rrebeshe shiu dhe stuhi, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:06 : 30/08/2025
Para

EMRAT e 10 të arrestuarve nga operacioni në Elbasan, një armë u largua nga vendngjarja

TË GJITHA

REL: Kush hyn në “matematikat” e Kurtit për formimin e Qeverisë?

15:09 : 14/10/2025

“Më zhdukën flokët”/ Trump kritikon revistën “Time”: Më vunë foton më të keqe të të gjitha kohërave!

14:56 : 14/10/2025

Po vinte drejt Shqipërisë i armatosur rëndë, kapet pranë doganës së Qafë-Botës i huaji

14:56 : 14/10/2025

Raporti i KLSH, PD kërkon mocion me debat në Kuvend për Onkologjikun: Nevojitet llogaridhënie institucionale!

14:44 : 14/10/2025

“Sterilizimi”/ Shtyhet sërish seanca për Beqajn, ish-ministri: Nuk di si do të mbrohem

14:43 : 14/10/2025

“Çmontohet” organizata kriminale në Milano, mes të arrestuarve edhe një shqiptar! Kapen 50 kg drogë

14:33 : 14/10/2025

Punëtori bie nga lartësia në Sauk, procedohen 2 inxhinierët e firmës së ndërtimit

14:30 : 14/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com