• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tabaku: Rënia e euros, flluska në ndërtim dhe rritja e çmimeve po dëmtojnë ekonominë

14:02 : 13/10/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, në cilësinë e anëtares së Komisionit të Ekonomisë, Financave dhe Punësimit, ngriti një sërë shqetësimesh gjatë seancës dëgjimore me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, duke vënë theksin te rënia e euros, rritja e çmimeve dhe përqendrimi i ekonomisë te sektori i ndërtimit.

“Më vjen mirë që SEPA u bë realitet më 1 tetor dhe shpresojmë që edhe Kryeministri ta ketë mësuar, pasi u ka thënë njerëzve që nisi më 1 janar,” tha me ironi deputetja Tabaku në nisje të fjalës së saj, duke nënvizuar se opozita ka pasur ndër vite debate të sakta mbi drejtimin e ekonomisë shqiptare.

Tabaku theksoi se ekonomia shqiptare po përballet me një strukturë të dobët dhe të paqëndrueshme, ku 60% e rritjes ekonomike vjen nga ndërtimi, ndërkohë që sektorët realë si industria dhe bujqësia janë në rënie.

“Kjo pasqyrohet edhe në të dhënat e punësimit dhe produktivitetit. Papunësia që raportoni është nominale, sepse punësimi po zhvendoset drejt sektorëve jo produktivë,” deklaroi ajo.

Lexo edhe:

Lezha dhe Shkodra me pagat mesatare më të ulëta në vend

Tabaku: Fondet IPARD pezull për shkak të korrupsionit

Një prej shqetësimeve kryesore që ngriti Tabaku lidhej me inflacionin dhe koston e jetesës, ku sipas saj shifrat zyrtare nuk përputhen me realitetin e qytetarëve.

“Si ka mundësi që zhvlerësimi i euros dhe ulja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare nuk janë reflektuar në produktet e shportës së konsumit? Inflacioni 2.2% nuk ndjehet në xhepat e shqiptarëve që sot harxhojnë 40% të të ardhurave për ushqime,” u shpreh deputetja demokrate.

Duke iu referuar sektorit të ndërtimit, Tabaku paralajmëroi se ekonomia po përballet me rrezikun e një flluske, e nxitur nga kapitalet e dyshimta dhe mungesa e prodhimit real.

“Koha mesatare e shitjes së një apartamenti është 10 muaj, indeksi i banesave është rritur me 25% dhe ka një rritje vjetore mbi 40%. A mendoni se kemi një flluskë në tregun e ndërtimit? 50% e banesave komerciale janë financuar me kredi. Po shohim gjithashtu një rritje të blerjeve nga jo-rezidentë. A keni indicie se pas këtyre blerjeve mund të fshihen para të pista?”, pyeti ajo.

Ajo nënvizoi gjithashtu se Shqipëria nuk po arrin potencialin e vet ekonomik, duke mbetur e varur nga turizmi dhe remitancat, një model që “nuk është i qëndrueshëm në afatgjatë”.

“Në vend që të mbështetemi te sektorët produktivë, ekonomia mbahet gjallë nga paratë që vijnë nga jashtë,” tha ajo, duke kërkuar që qeveria të ndryshojë drejtim në politikat e saj.

Etiketa: ekonomiJorida Tabaku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lezha dhe Shkodra me pagat mesatare më të ulëta në vend

08:28 : 13/10/2025
AKTUALITET

Tabaku: Fondet IPARD pezull për shkak të korrupsionit

11:27 : 12/10/2025
AKTUALITET

“Qeveria Rama po shkatërron pronat”, Tabaku në Kombinat: Askush nuk është më i mbrojtur

10:13 : 11/10/2025
AKTUALITET

Ekonomia e Ballkanit Perëndimor ngadalësohet në 2026, mungesa e fuqisë punëtore mbetet sfidë

12:00 : 07/10/2025
AKTUALITET

“Ç’mund të bëjë një pensionist me 15 lekë në ditë”, Tabaku: Qeveria Rama ka dështuar

09:45 : 07/10/2025
AKTUALITET

Nga promotor i rritjes ekonomike, eksportet kthehen në frenues të ekonomisë

12:56 : 06/10/2025
Para

Vendimi i Koçiut/ Florjan Binaj ironizon: Ndalohen monopatinat, le të marshojnë betonieret!

TË GJITHA

KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Blerina Muço

17:44 : 13/10/2025

Përshkallëzohet protesta e minatorëve në Spaç, policia shoqëron dy protestues

17:41 : 13/10/2025

“Kam ekip me gjak, llogaritë bëhen në nëntor”, Sylvinho: Ndaj Jordanisë do të provoj disa lojtarë të rinj

17:29 : 13/10/2025

Kapet me kokainë turisti shqiptar në Itali, e kishte fshehur në kavanoza, dyshek e oriz!

17:27 : 13/10/2025

Operacioni në Elbasan/ Identifikohet një tjetër i shoqëruar, mik me Emiljano Shullazin (Emri)

17:15 : 13/10/2025

Kontrabanda e naftës në Durrës, SPAK dërgon për gjykim 11 persona, mes tyre edhe një polic

17:04 : 13/10/2025

Operacioni në Elbasan/ Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

17:04 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com