Fituesi i reality show-t “Ferma VIP”, Dijonis Biba, është kthyer në qendër të vëmendjes pasi fitoi një shumë të madhe parash nga basti i vënë për fitoren historike të Kombëtares Shqiptare kundër Serbisë.
Mbrëmjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri, Dijonis Biba shpërndau në InstaStory një skedinë ku shfaqej një bast i vendosur prej 10,000 euro për fitoren e kuqezinjve.
Edhe pse ai pyeti me ironi “Kush e ka fut ket bilet more?”, lajmi bëri bujë për shkak të shumës së madhe të vënë në rrezik.
Me fitoren e Shqipërisë me rezultat 0-1 ndaj Serbisë, e cila solli tre pikë historike dhe konsolidimin e vendit të dytë në grup, basti i Dijonis Bibës rezultoi fitues.
Duke marrë parasysh shumën e vënë bast (10,000 euro) dhe koeficientin e lartë, ai ka fituar shifrën e madhe prej 55,500 euro.
Kjo fitore e dyfishtë e bën Dijonis Bibën një nga personazhet që e ka shijuar më së shumti suksesin e Kombëtares, duke e shndërruar besimin e tij te Shqipëria në një fitim të madh monetar.
Bastet në Shqipëri janë ende të ndaluara, por janë të shumtë ata që luajnë ilegalisht. Shpresojmë që Biba të ketë luajtuar jashtë Shqipërisë, ndryshe mund të ketë edhe probleme me ligjin… nëse në këtë rast forcat e ligjit mund të bëjnë një sy qorr.