Angelina Jolie ka folur hapur për vështirësitë që ka kaluar pas ndarjes nga Brad Pitt, duke përmendur sidomos periudhën e betejës ligjore për pronësinë e Chateau Miraval në Francë, një nga pronat më të rëndësishme për familjen e tyre.
Aktorja tha se ndarja ishte emocionalisht e vështirë për të dhe fëmijët e saj. “Kur paraqita kërkesën për divorc, i dhashë atij kontrollin e shtëpive tona familjare në Los Angeles dhe Miraval, pa kompensim. Shpresoja që kjo do ta qetësonte atë pas një periudhe të vështirë dhe traumatike,” shkroi Jolie.
Ajo shtoi se pas divorcit nuk është kthyer më në pronën në Francë dhe se fillimisht mori me qira një shtëpi të re për të dhe fëmijët.
Për më tepër, Jolie tha se kishte qenë e detyruar të shiste pjesën e saj të pronës pasi kursimet e saj ishin të lidhura me Miraval-in dhe nuk kishte kërkuar as alimentacion nga Pitt.
“Miraval ishte një pjesë e rëndësishme e jetës familjare: u martuam atje, unë kalova një pjesë të shtatzënisë atje dhe solla binjakët tanë në shtëpi nga spitali. Ishte e vështirë të ndaheshim nga shtëpia dhe kujtimet, veçanërisht për fëmijët,” tha Jolie.
Aktualisht, ajo po kërkon nga Brad Pitt një shumë prej 33,000 dollarësh (rreth 26 mijë euro) për të mbuluar kostot ligjore të kësaj beteje që ende vazhdon.














