• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çfarë presin qytetarët e Tiranës nga kandidati i pavarur Florjan Binaj?

16:32 : 09/10/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Elton Laska

Tirana ndodhet në një udhëkryq të madh moral e qytetar. Prej vitesh qyteti është kthyer në laboratorin më brutal të betonit, klientelizmit dhe propagandës. Ndërsa kullat ngrihen, hapësirat publike zhduken. Ndërsa reklamat e pushtetit flasin për zhvillim, qytetari ndjen mungesë fryme, mungesë besimi, mungesë përfaqësimi.

Në këtë realitet të ngulfatur, Florjan Binaj jam i bindur që përfaqëson diçka krejt tjetër. Një zë qytetar, të pastër, të paanshëm.

Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese e pezulloj sot dekretin e Presidentit të Rrepublikës për të shpallur zgjedhjet e 9 Nëntorit, në gjykimin tim, kjo vetëm sa i jep avantazh në kohë kandidatit të pavarur Florjan Binaj.

Flori nuk vjen si prodhim i pazareve e tenderave politikë, por vjen nga arti, nga qytetaria aktive, nga ndërgjegjja e lirë (është i diplomuar edhe si arkitekt). E mbase kjo, mund të jetë dhe pika që do i japë më shumë besim në një qytet që është lodhur nga mashtrimi dhe fasadat.

Lexo edhe:

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

Në një kohë kur politika është kthyer në profesion të horrave, Flori është dëshmi se ndershmëria mund të jetë ende forcë reale në politikë.

Flori është kandidati i njerëzve që nuk ndihen të përfaqësuar nga partitë, por që duan ndryshim pa urrejtje, pa përçarje.

Kam marrë pjesë si aktivist bashkë me Florin në disa protesta, por më të freskët kam protestën e thirrur nga vet ai, vitin e kaluar përballë Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar rrëzimin e ligjit që tarifonte padrejtësisht profesionet e lira. Në këtë protestë si asnjëherë më parë, folen përfaqësues nga i gjithë spektri opozitar, përfshirë Lëvizja Bashkë.

Kjo e kthen kandidatin në një mundësi unike për opozitën, një figurë që mund të bashkojë energjitë e ndara, që mund të sjellë në një front të vetëm gjithë ata që duan t’i japin fund modelit të betonit dhe arrogancës. Pyetja që ngrihet është: Çfarë e pengon sot drejtuesin e Lëvizjes Bashkë që të tërhiqet nga kandidimi dhe t’i bashkohet energjisë qytetare për të rrëzuar modelin Rama-Veliaj?!

Kampi opozitar duhet ta kuptojë, betonit nuk i dilet përballë vetëm me retorikë politike, por me moral, frymë dhe njerëz që gëzojnë besim real tek qytetarët.

Mbështetja e Florjan Binajt nuk është thjesht një zgjedhje elektorale, por një test moral për opozitën (e vjetër dhe të re). A do të vazhdojë të mbështetet te figurat e vjetra, të konsumuar, apo do të ketë guximin të besojë te energjia e re, te njerëzit që vijnë nga jashtë sistemit? A do të prevaloje egoja personale mbi interesat e qytetit? Le ta ndjekim deri në fund, për të parë nëse ata që deklarohen kundër betonizimit do ta mbajnë fjalën, apo sërish nuk do të arrijnë të dalin përtej kufijve ideologjikë që i mbajnë peng.

Nëse opozita kërkon të fitojë besimin, ajo duhet të tregojë se interesi publik vlen më shumë se interesat partiake, se Tirana vlen më shumë se partia.

Dhe, në kushtet ku jemi, Florjan Binaj është mënyra më e sinqertë për ta provuar këtë.

Etiketa: abashkiaElton Laskaflorian binajkandidattirana

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

22:49 : 09/10/2025
AKTUALITET

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025
AKTUALITET

“Binaj i jashtëzakonshëm”/ Salianji: Do kandidoja në Tiranë, po t’ma ofronin, por ma kanë ndaluar!

21:27 : 08/10/2025
AKTUALITET

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025
AKTUALITET

“Skenar i stilit Zelensky”/ Media greke: Florian Binaj sfidon Edi Ramën për Tiranën

19:42 : 07/10/2025
AKTUALITET

Kriza e mbeturinave në Tiranë në pikë kritike, DW: Projekti i inceneratorit i dështuar

18:44 : 07/10/2025
Para

Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve për drejtues të SPAK (Emrat)

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 10 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 09/10/2025

Bushati: Vrasësi i gjyqtarit nuk është ai që u burgos, por janë Donald Lu dhe Vlahutin

22:56 : 09/10/2025

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

22:49 : 09/10/2025

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025

Jordan Daci: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com