• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Po i trajtojnë francezët si budallenj”, Le Pen zotohet se do të bllokojë formimin e një qeverie të re

16:19 : 08/10/2025
në BOTA, Lajmet e Dites

Kryetarja e partisë së ekstremit të djathtë ‘Tubimi Kombëtar’ në Francë, Marine Le Pen, deklaroi ditën e sotme se do të bllokojë çdo veprim të mundshëm në rast se formohet një qeveri e re që do të formohet, duke kërkuar sërish mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

“Do të kundërshtoj gjithçka. Mjaft vazhdoi kjo farsë. Boll më: qeveria po anashkalon institucionet, përbuz Republikën e Pestë dhe i trajton francezët si budallenj. Është koha të bie bilbili dhe të përfundojë kjo ndërprerje”, u shpreh ajo me tone të ashpra.

Ndërkohë, në Pallatin Matignon (zyra e Kryeministrit të Francës) u zhvillua një takim mes kryeministrit në largim, Sebastien Lecornu, dhe drejtuesve të Partisë Socialiste. Takimi nuk solli ndonjë zhvillim domethënës apo rezultate konkrete.

Sekretari i socialistëve, Olivier Faure, deklaroi për mediat pas takimit se “nuk ka asnjë garanci” për rishikimin e reformës së pensioneve, një çështje që socialistët e konsiderojnë me rëndësi të madhe. Ai theksoi sërish dëshirën e partisë së tij për formimin e një qeverie të majtë që do të ketë përfshirje në hartimin e buxhetit shtetëror për vitin 2026.

Në një vijë krejtësisht të kundërt, kreu i partisë Republikane dhe ministër i Brendshëm në largim, Bruno Retailleau, deklaroi se partia e tij nuk do të pranojë asnjë ndryshim të reformës së pensioneve, duke lënë të kuptohet se kjo është një vijë e kuqe për të djathtën.

Lexo edhe:

Macron emëron kabinetin e ri francez

Gjendet i vdekur ambasadori i Afrikës së Jugut në Francë

Mbështetja e të dy partive, socialistëve dhe republikanëve, është thelbësore për formimin e një qeverie të qëndrueshme në Francë.

Sa i takon partive që nuk marrin pjesë në këto bisedime, si Marine Le Pen dhe Jean-Luc Melenchon, të dy e kanë bërë të qartë se do të paraqesin mocione mosbesimi ndaj çdo qeverie që do të formohet. Ndërkohë, partia e Melenchon, “Franca e Panënshtruar”, ka paraqitur një kërkesë për shkarkimin e presidentit Macron nga detyra, por kjo u refuzua nga presidiumi i Asamblesë Kombëtare Franceze.

Së fundi, kryeministri francez do të japë një intervistë televizive në mbrëmje, ndërsa nga burime pranë Pallatit ElysEe,

Por nga ana tjetër sipas burimeve, presidenti Emmanuel Macron nuk pritet të bëjë ndonjë deklaratë publike sot.

 

Etiketa: Francele pen

Lajme të lidhura

BOTA

Macron emëron kabinetin e ri francez

21:36 : 05/10/2025
BOTA

Gjendet i vdekur ambasadori i Afrikës së Jugut në Francë

15:31 : 30/09/2025
BOTA

Bleu rroba “Dior” dhe “Burberry” me para publike, kryebashkiakja e Parisit akuzohet për korrupsion

19:33 : 19/09/2025
BOTA

Kush është Lecornu, kryeministri që do të përballet me krizën ekonomike dhe sociale në Francë

21:30 : 09/09/2025
BOTA

Kriza politike në Francë, 64% e francezëve duan që Macron të largohet

19:49 : 09/09/2025
BOTA

Francë/ Qeveria e Bayrour u rrëzua, Macron në sfidë!

10:20 : 09/09/2025
Para

“Shpëtoje Tiranën duke votuar Florin”/ Rezart Veleshnja mbështet Binajn për kryebashkiak

TË GJITHA

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Lutfi Dervishi: Nuk ka reflektim, do të harrohet pa ndryshim real

20:53 : 08/10/2025

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025

Raporti i BB: Ngadalësohet ekonomia e Ballkanit Perëndimor

20:31 : 08/10/2025
Screenshot

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025

Përplasen dy makina në Fier, njëra përfundon në kanal, dy të plagosur

19:58 : 08/10/2025

Zbulohet modeli i armës gjermane me të cilën Elvis Shkambi vrau gjyqtarin Kalaja në gjyq

19:49 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com