• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkaktoi mijëra viktima! Parlamenti i Ramës ‘nderon’ figurën e diktatorit Enver Hoxha

Në një akt të paprecedentë, Kuvendi i Shqipërisë prodhoi të premten një dokument zyrtar ku nderon mes figurave kombëtare edhe diktatorin Enver Hoxha, i cili udhëhoqi regjimin totalitar komunist për gati gjysmë shekulli, duke izoluar shqiptarët, shtypur të drejtat e njeriut dhe shkaktuar mijëra viktima.

09:53 : 07/10/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në një dokument të cilësuar ‘informativ’ për deputetët me titullin “figurat kombëtare (tetor) dërguar nga zyra e Institutit Parlamentar në emailin e 140 deputetëve të Kuvendit, Hoxha përshkruhet si “Hero i Popullit” dhe “Hero i Punës Socialiste”, ndërsa në biografi përmendet si udhëheqës i shtetit shqiptar, i Partisë Komuniste dhe më pas i Partisë së Punës.

Emri i tij vendoset në radhë me personalitete të tjera të historisë shqiptare që kanë lindur apo vdekur në muajin tetor, të tillë si Sulejman Delvina, kryeministër i qeverisë së dalë nga Kongresi i Lushnjes, priftërinjtë françeskanë me kontribute në etnologji e letërsi, At Shtjefën Gjeçovi, At Gjergj Fishta, rilindasve Abdyl dhe Naim Frashëri, Mbretit Zogu i I-rë, shkrimtarit Dritëro Agolli, etj..

Emaili solli reagimin e menjëhershëm të deputetëve të opozitës, historianëve dhe organizatave të shoqërisë civile, që e cilësuan veprimin e shërbimeve të Kuvendit si një akt të paprecedent që krijonte përçarje dhe fyente viktimat e komunizmit.

Deputeti Erald Kapri i Partisë Mundësia i kërkoi zyrtarisht Kuvendit që të tërheqë dokumentet dhe të kërkojë ndjesë, ndërsa e cilësoi aktin si “skandaloz” në një reagim publik.

Lexo edhe:

Një reformë në drejtësi “vrastare”

Enver Hoxha në listën e personaliteteve/ Këlliçi: Vendimi i Kuvendit skandaloz dhe kriminal!

“Si mundet që Kuvendi i Shqipërisë u kërkon deputetëve të respektojnë ish-diktatorin që është përgjegjës për mijëra të vrarë, burgosur, internuar”, -shkruan Kapri në e-mailin dërguar zyrës përgjegjëse për prodhimin e dokumentit.

Edhe Belind Këlliçi nga Partia Demokratike e cilësoi dokumentin si përpjekje për të ‘ringjallur’ diktatorin.

“Tendenca të tilla të manipulimit të historisë tregojnë për një përpjekje djallëzore për të ringjallur mitet e historiografisë komuniste, ku kriminelet konsiderohen heronj të popullit dhe mendësia totalitare helmon mendjet e të rinjve, duke e bërë regjimin monist jo vetëm të pranueshëm por edhe të dëshirueshëm”, shkruan ndër të tjera Këlliçi në një status në Facebook.

Organizata “Qendresa Qytetare” gjithashtu mbajti qëndrim duke e cilësuar një “akt skandaloz” që “nxit përçarje dhe fyerje”.

“Futja e emrit të Enver Hoxhës në listën e personaliteteve të muajit tetor në Kuvend është si të futet emri i Hitlerit në hollet e Bundestagut,” thuhet në reagimin e kësaj organizate.

Kuvendi i Shqipërisë nuk u tërhoq nga dokumenti dhe as nuk kërkoi falje për ngjarjen.

Në një reagim të shkurtër për mediat, zyra e shtypit e cilësoi rastin si një “praktikë rutinë” të punës së sektorit të bibliotekës së Kuvendit, “që informon në mënyrë periodike deputetët me të dhëna historike dhe arkivore, me qëllim informimin e përgjithshëm për ngjarje, data apo elementë të tjerë me karakter historik”.

Më tej, Kuvendi u justifikua se materiali ishte i bazuar tërësisht në të dhënat e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (2008).

“Kuvendi i Shqipërisë nuk ka planifikuar zhvillimin e ndonjë aktiviteti të veçantë në lidhje me figurat e përmendura në këtë material dhe nuk ka shprehur asnjë qëndrim vlerësues, pozitiv apo negativ, për asnjërën prej tyre,” sugjerohet në reagim.

Niko Peleshi, kryetari i Kuvendit, nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN se si institucioni që ai drejton, i cili ka dënuar krimet e Hoxhës me të paktën dy rezoluta të miratuara më parë (2006;2016) e përshkruan diktatorin me terma glorifikues.

Ndërkohë, kabineti i Peleshit vuri në dispozicion disa faqe të Enciklopedisë së Akademisë së Shkencave për të justifikuar atë që e quajtën si “gafë të një specialisti”.

Në Enciklopedi gjenden dy faqe kushtuar Hoxhës, ku ndër të tjera thuhet se sistemi i drejtuar prej tij ishte i modelit ‘stalinist’ me luftë të ashpër të klasave, që futi vendin në krizë ekonomike nëpërmjet zhdukjes së pronës private dhe izolimit total. Në fund të përshkrimit, autori kontribuues i enciklopedisë vë në dukje se Hoxha ka mbajtur titujt “hero”, por nuk përmend faktin se këto tituj janë hequr pas vitit “90 dhe as rezolutën e parlamentit (2006) që dënon krimet e kryera nga shteti komunist nën udhëheqjen e tij.

Për studiuesen dhe pedagogen e historisë, Enriketa Papa, ky akt nuk mund të kalohet me një larje duarsh.

“Kjo nuk është vetëm një fyerje për viktimat, por një akt që rihap plagët dhe minon përpjekjet për një kulturë demokratike dhe pajtim social,” shkruan Papa në një reagim në Facebook.

Shqipëria u drejtua nga Enver Hoxha nga viti 1944 derisa vdiq në vitin 1985, kohë gjatë së cilës shqiptarët u privuan nga të drejtat elementare të njeriut. Në burgjet, hetuesitë, kampet e internimit dhe kampet me punë të detyruar të ngritura nga ky regjim raportohen nga dokumentet arkivore mijëra vdekje nga uria, torturat, dëbimet, puna e detyruar, terrori fizik dhe psikologjik. Gjatë regjimit komunist u ndalua e drejta e besimit fetar dhe u ndërmor një represion i pashembullt ndaj klerikëve, kryesisht atyre katolikë, represion për të cilin Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një rezolutë te veçantë në vitin 2016 që i parapriu ceremonisë së Lumturimit të disa klerikëve katolikë shqiptarë të vrarë padrejtësisht nga regjimi komunist./ BIRN

Etiketa: enver hoxhakuvendi i shqiperiseqeveria Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Një reformë në drejtësi “vrastare”

11:13 : 07/10/2025
AKTUALITET

Enver Hoxha në listën e personaliteteve/ Këlliçi: Vendimi i Kuvendit skandaloz dhe kriminal!

09:32 : 06/10/2025
AKTUALITET

A ka më hapësirë për ndërtimet, sidomos në kryeqytet (Po Para?!)

11:43 : 27/09/2025
AKTUALITET

Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave

13:54 : 23/09/2025
AKTUALITET

Kush do e marrë kafenenë te kulla 5.5 milionë euro që po ndërton qeveria në Ksamil?!

19:59 : 20/09/2025
Lajmet e Dites

Sot Kuvendi në seancë maratonë, çfarë pritet të ndodhë

08:12 : 18/09/2025
Para

Zbulohet emri i kandidatit të PS për Beratin

TË GJITHA

Prokuroria e Apelit dënon vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Kambanë alarmi për pasojat që sjell përdorimi i gjuhës së urrejtjes

13:39 : 07/10/2025

Albin Kurti: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë, BE të reagojë

13:27 : 07/10/2025

Përgjimet e grupi të “Rrumit” për “të gjatin”, Berisha ironizon: E ka për Ramën, s’mund të jetë Braçe

13:24 : 07/10/2025

Rrëfimi i Tejlor Tivarit që vrau Marko Beqirin: Më doli lakuriq dhe më kërkoi seks, ja si ndodhi ngjarja

13:19 : 07/10/2025

ISHP: 5,000 gra jetojnë me kancer gjiri në Shqipëri; Rastet rriten me 23% në një dekadë

13:16 : 07/10/2025

A do të regjistrohet PD për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit? Ja si përgjigjet Berisha

13:05 : 07/10/2025

Celibashi raporton për zgjedhjet/ PS propozim të ri për Reformën Zgjedhore: S’ka më arsye të grumbullohen në KZAZ

13:03 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com