• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga promotor i rritjes ekonomike, eksportet kthehen në frenues të ekonomisë

12:56 : 06/10/2025
në AKTUALITET, EKONOMI

Përgjatë dekadës së kaluar, eksportet shqiptare ishin promotor kryesor i rritjes ekonomike, por që nga viti 2023 ato janë shndërruar në faktor frenues.

Të dhënat e fundit për PBB-në e tremujorit të dytë të vitit aktual tregojnë se eksportet u tkurrën me −8,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga viti 2011 deri në 2018, eksportet ishin rritur me rreth 30% në vit, të nxitura kryesisht nga lulëzimi i industrisë fason dhe zgjerimi i fabrikave të veshjeve e këpucëve si dhe industria e naftës. Ato ishin faktori kryesor i rritjes ekonomike, në një kohë kur shtrëngimi fiskal nuk stimulonte investimet publike dhe rritjen e pagave në administratë.

Edhe pas pandemisë, në vitet 2021–2022, eksportet mbajtën rol pozitiv në rritjen ekonomike falë kërkesës së lartë për mallra pas heqjes së kufizimeve, duke u rritur mbi 30% në secilin vit.

Lexo edhe:

Të ardhurat buxhetore në Ballkan, Bosnja dhe Serbia të parat, dy shtetet shqiptare në fund

Kursimet për pensione privat, ende në vlera modeste

Por tendenca ndryshoi në vitin 2023, kur ndikimi i eksporteve kaloi në territor negativ (−15,6%). Dy tremujorët e mesit të vitit, i dyti dhe i treti, shënuan tkurrje të ndjeshme (−27,7% dhe −24,7%), duke reflektuar vështirësi në tregjet e jashtme, rënie të kërkesës dhe humbje nga kursi i këmbimit për shkak të forcimit të euros. Në vitin 2024 kjo prirje u përkeqësua më tej, me tkurrje vjetore −15,8%.

Të dhënat paraprake për vitin 2025 mbeten në trend negativ. Tremujori i parë tregoi një ndikim pozitiv prej +6,7% vetëm për shkak të bazës së ulët të vitit 2024, ndërsa në tremujorin e dytë eksportet ranë sërish në territor negativ me −8,3%.

Në vitet e kaluara, eksportet janë përballur me sfida sezonale të kërkesës ose çmimeve, por këtë herë rënia përfaqëson një cikël të zgjatur me shumë faktorë. Dobësimi i euros dhe rritja e pagës minimale gjatë 2022–2023 nga 32 në 40 mijë lekë shtuan sfidat strukturore duke e bërë eksportin shqiptar më pak konkurrues.

Rritja e mëtejshme e pagës minimale nga 40 në 50 mijë lekë do të shtojë presionin, pasi sektori i eksporteve ishte mbështetur tek krahët e lirë të punës. Teksa fabrikat shqiptare detyrohen të rrisin pagat, ato nuk kanë arritur të kalojnë në zinxhirin e lartë të vlerës. Nën presionin e mungesës së fuqisë punëtore, shumë njësi të vogla dhe të mesme të prodhimit të veshjeve dhe këpucëve për eksport kanë mbyllur aktivitetin në dy vitet e fundit.

Klientët europianë të tregut shqiptar po transferohen drejt vendeve me kosto më të ulëta, si Maroku, Tunizia dhe shtetet aziatike.

Struktura e rritjes ekonomike është bërë gjithnjë e më e varur nga konsumi i brendshëm dhe investimet, ndërsa tregtia e jashtme dhe sektorët prodhues po veprojnë si faktorë dobësues. Nëse kjo prirje vijon, ekonomia shqiptare rrezikon të humbasë një nga burimet më të rëndësishme të mbështetjes së saj./ B.Hoxha, Monitor

Etiketa: ekonomieksporteprodhim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Të ardhurat buxhetore në Ballkan, Bosnja dhe Serbia të parat, dy shtetet shqiptare në fund

11:28 : 01/06/2026
AKTUALITET

Kursimet për pensione privat, ende në vlera modeste

11:19 : 29/05/2026
BOTA

Epërsia e Pekinit/ Si e kontrollon Kina ekonominë ruse?

09:19 : 27/05/2026
RAJONI

A është Kosova vërtet aq e varfër sa raportohet?

16:04 : 23/05/2026
AKTUALITET

Retorika boshe e Ramës, Shqipëria nuk është gati për një ekonomi pa cash

17:00 : 21/05/2026
AKTUALITET

Raporti i KE: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në 2026-2027, çmimet do të rriten

12:44 : 21/05/2026
Para

Kush do ta drejtojë fushatën për Tiranën? Berisha: Vendimin nuk e marr unë, e ka në dorë…

TË GJITHA

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom