• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Tony Blair – paqebërësi i diskutueshem për Lindjen e Mesme

Ende nuk dihet saktë nëse pengjet do të lirohen dhe lufta do të marrë fund. Por faza e dytë po shqyrtohet tashmë. Në Këshillin për Paqe të Trumpit Tony Blair do të ishte i rëndësishëm.

08:38 : 06/10/2025
në BOTA

Britania e Madhe dhe palestinezët kanë një histori të gjatë dhe të veçantë së bashku, shumë kohë para Tony Blair. Në vitin 1922, pas rënies së Perandorisë Osmane, Londra mori një mandat nga Lidhja e Kombeve për të administruar Palestinën.

Edhe më herët, në “Deklaratën e Balfourit”, britanikët premtuan të “krijonin një atdhe” atje për hebrenjtë nga e gjithë bota. Kjo u pasua nga një imigrim në rritje i hebrenjve në Palestinë, dhe kështu në rritjen e tensioneve midis popullatave hebraike dhe arabe.

Dallimet u bënë edhe më të mëdha në Luftën e Dytë Botërore: ndërsa Myftiu i Madh i Jerusalemit al Hussein ishte mik dhe admirues i madh i Hitlerit, hebrenjtë gjithashtu u rekrutuan masivisht në ushtrinë britanike për të luftuar kundër nazistëve. Pas luftës veteranët hebrenj me përvojë erdhën gjithashtu në atdheun e tyre të lashtë, dhe kur britanikët nuk mund t’i përmbanin më konfliktet, në vitin 1947 ata ia kthyen mandatin Kombeve të Bashkuara.

OKB-ja më pas propozoi një plan sipas të cilit vendi do të ndahej në një shtet hebre dhe një arab. Por arabët ndiheshin mjaft të privuar  – dhe kështu në vitin 1948 u themelua vetëm shteti hebre: Izraeli. Pjesa tjetër është histori.

Lexo edhe:

Qëlloi me a*më pas një konflikti, arrestohet 52-vjeçari në Mat

Morën peng 56-vjeçarin, pas sherrit me djalin e tij/ Shpallen në kërkim dy të rinj nga Kamza

Kritika për rolin e Blair-it

E gjitha kjo sigurisht, ndodhi shumë kohë para epokës së Tony Blair – ai lindi në vitin 1953. Megjithatë ish-kryeministri britanik mund të marrë përsëri një lloj mandati qeverisës në rajon, të paktën sipas planeve të Donald Trump-it. Në fillim të javës së kaluar, Presidenti amerikan paraqiti një plan 20-pikësh që duhet t’i japë fund luftës në Rripin e Gazës, e cila po vazhdon prej dy vitesh.

Irlanda e Veriut 1998 | Blair në vitin 1998, marrëveshja për Irlandën e Veriut
Blair në vitin 1998, marrëveshja për Irlandën e VeriutFotografi: Dan Chung/ROTA Pool/AFP/Getty Images

Pas lirimit të pengjeve, përfundimit të sulmit të Izraelit ndaj Gazës, por edhe pas çarmatimit të grupit terrorist Hamas, Gaza duhet të rindërtohet dhe në periudhën e tranzicionit do të qeveriset nga një qeveri ekspertësh teknikë – nën mbikëqyrjen e një organi ndërkombëtar të quajtur “Komiteti i Paqes”. Ky organ do të kryesohet nga vetë Trump, ndërsa Blair mund të ketë një rol të rëndësishëm, gjë që ka shkaktuar kritika të ashpra si në rajon ashtu edhe më gjerë.

Politikani palestinez dhe aktivisti i të drejtave të njeriut, Mohammad Shtayyeh, i tha CNN, se “do të ishte më mirë për të të qëndronte në vendin e tij dhe t’i linte palestinezët të qeverisnin vetë (…) në vend që të na nënshtronte përsëri sundimit kolonial”.

Raportuesja speciale e OKB-së për territoret palestineze, Francesca Albanese, ishte edhe më e drejtpërdrejtë: “Tony Blair? Asnjë shans!” shkroi ajo në X. “Duart larg Palestinës!” – dhe shtoi: “Ndoshta duhet të takohemi në Hagë?”

“Qenushi i Bushit”

Albanese aludoi kështu në pikën më të errët në CV-në e Blair: rolin e tij në luftën e Irakut të vitit 2003. Përpara kësaj, Blair ishte një politikan shumë i suksesshëm dhe popullor. Pasi fitoi zgjedhjet e vitit 1997, ai u bë Kryeministri i Partisë Laburiste me shërbimin më të gjatë në historinë e vendit.

Marrëveshja e së Premtes së Madhe, të cilën ai ndihmoi në ndërmjetësimin, ishte një pikë kthese në konfliktin e gjatë në Irlandën e Veriut. Por pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Nju-Jork, Blair qëndroi pothuajse pa kushte në anën e Presidentit të atëhershëm të SHBA-së, George W. Bush, në “luftën kundër terrorizmit”. Kjo i solli atij kritika të ashpra: opozita madje e quajti atë “qenushi i Bushit”.

Dy vjet më vonë, së bashku me Bushin, ai shkoi në luftë në Irak, duke e justifikuar atë në pretendimet se Saddam Hussein zotëronte armë shkatërrimi në masë dhe se ai duhej të ndalohej. Ky pretendim më vonë doli i rremë.

Blair, Bush dhe Chirac në samitin G8 në Gjenova të Italisë
Blair, Bush dhe ChiracFotografi: AP

Një komision hetimor i udhëhequr nga Sir John Chilcot, i ngritur nga qeveria britanike për të hetuar rolin e vendit në luftën e Irakut, arriti 13 vjet më vonë në një përfundim shkatërrues: raportet e shërbimeve sekrete në lidhje me armët e dyshuara duhej të ishin verifikuar dhe lufta nuk duhej të ishte zhvilluar. Për më tepër Blair dërgoi në Irak trupa britanike të papërgatitura dhe pa asnjë plan për periudhën pas luftës. Ai duhej të mbrohej për vite me radhë kundër akuzave se ishte “kriminel lufte”. Raporti i Chilcot nuk shkoi aq larg, por prapë peshonte rëndë në trashëgiminë politike të Blair.

Blair në krye të “kuartetit” për Lindjen e Mesme

Pavarësisht gjithçkaje, Blair mbeti politikisht aktiv në rajon. Vetëm një ditë pasi dha dorëheqjen si kryeministër në vitin 2007, ai u emërua si i dërguar special i Kuartetit të Lindjes së Mesme.

Ky kuartet – i përbërë nga SHBA-ja, Rusia, BE-ja dhe OKB-ja – duhej të ndërmjetësonte midis izraelitëve dhe palestinezëve. Por edhe në këtë rol Blair u kritikua gjithnjë e më shumë, ndër të tjera, sepse ai po zhvillonte njëkohësisht interesa të shumta private biznesi në Lindjen e Mesme. Ai e mbajti këtë pozicion për tetë vite, por pa përparim të rëndësishëm.

Palestinezët e akuzuan atë se po mbante gjithnjë e më shumë anën e Izraelit. “Jemi të lumtur që ai po largohet. Ai duhet të ishte larguar shumë kohë më parë”, tha negociatori i atëhershëm palestinez Mohammad Stajjeh në vitin 2015.

“Ai nuk bëri asgjë për kauzën palestineze, por u përdor nga Izraeli për të justifikuar pushtimin dhe politikën e vendbanimeve.”

Instituti Tony Blair

Tony Blair më pas vazhdoi aktivitetet e tij të biznesit dhe në vitin 2016 themeloi Institutin Tony Blair për Ndryshim Global (TBI). Përmes tij, ai këshilloi, ndër të tjerë, Presidentin e Ruandës Paul Kagame dhe Princin saudit Mohammed bin Salman.

Me sa duket punonjësit e TBI, së bashku me sipërmarrësit izraelitë, kanë punuar gjithashtu për planin për rindërtimin e Gazës pas luftës – gjë që Instituti e mohon. Ky plan, ndër të tjera, parashikon edhe atë që quhet “Riviera Trump” dhe një zonë industriale të emëruar sipas Elon Musk.

Në shkurt të vitit 2025 Donald Trump publikoi një video të gjeneruar nga inteligjenca artificiale që përshkruante këtë vizion, dhe shkaktoi zemërime të mëdha.

Plane të tilla ndoshta nuk do të jenë më të rëndësishme, nëse Blair merr vërtet postin e ri. Në deklaratën e tij, ai tha vetëm se plani “i guximshëm dhe i menduar mirë” i Trump-it ofron “mundësinë më të mirë” për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës. Blair ende nuk ka komentuar, nëse do të jetë pjesë e këtyre  planeve./DW

Etiketa: konfliktlindja e mesmetony bliar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qëlloi me a*më pas një konflikti, arrestohet 52-vjeçari në Mat

11:17 : 23/09/2025
AKTUALITET

Morën peng 56-vjeçarin, pas sherrit me djalin e tij/ Shpallen në kërkim dy të rinj nga Kamza

13:19 : 15/09/2025
BOTA

Antenat misterioze të Rusisë që kërcënojnë fluturimet në Europë dhe Lindjen e Mesme

09:10 : 02/09/2025
BOTA

Enigma e Lindjes së Mesme dhe aspiratat e Netanyahut/ Kush do të sundojë në Gaza?

22:58 : 01/09/2025
SHOW BIZ

U arrestua pasi u përfshi në një konflikt të dhunshëm, lirohet Meriton Mjekqi

22:49 : 19/08/2025
BOTA

Lindja e Mesme: Thesaret kulturore në rrezik nga konfliktet

13:39 : 10/08/2025
Para

I mori 5 mijë euro një gruaje dhe e shantazhonte për 50 mijë të tjera, arrestohet durrsakja

TË GJITHA

Ekzekutimi i shqiptarit në Kolumbi, mediat e huaja: Vrasësi me pagesë është nga Venezuela

12:28 : 06/10/2025

DETAJE nga ekzekutimi i Artur Bushit në Ekuador/ Dyshimet për vrasës me pagesë! Mediat: Viktima, trafikant droge

12:19 : 06/10/2025

Taulant Balla: Do të ngremë Komision të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

12:17 : 06/10/2025

Opozita kërkon shkarkimin e Niko Peleshit në Këshillin e Legjislacionit! Gjiknuri: Të caktojmë një relator

12:11 : 06/10/2025

Vritet me armë zjarri shqiptari në Kolumbi/ EMRI

12:03 : 06/10/2025

Tre shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel për mjekësi për vitin 2025

11:59 : 06/10/2025

“Kemi kontratë me brandin “Melia”/ Si tentoi Ardian Takaj të mbrojë ndërtimin pa leje te “Tropikal”

11:51 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com