Zbulohet emri i kompanisë, të cilës iu zbulua rasti i fundit me mish pule me përmbajtje Salmonele, e cila vinte nga Brazili.
AlertNews.al ka mundur të mësojë nga burime të sigurta se, MPI Sh.p.k me seli ne Tirane është kompania importuese e produkteve mish nga Brazili, të cilës Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaroi se i ka bllokuar 53,1 ton fileto pule me përmbajtje salmonele me origjinë nga Brazilin. Përveçse emri i kompanisë u mbaj sekret nga institucionet shtetërore, situate e mishit nga Brazili, si dhe e rasteve që rezulton me përmbajtje Salmonele nuk janë të rralla, pavarësisht se nuk deklarohen. Ashtu si dhe rasti i kompanisë MPI, të cilës një kontenier, i cili ka peshën e 27 tonëve dhe jo 53, i rezultoi me ngarkesë Salmonele.
Historia nis më larg në kohë dhe rastet e përmbajtjes së Salmonelës SPP në mishin e pulës, nuk janë të rrala dhe iu ndodhin shumë kompanive shqiptare.
Më 23.03.2017, Ministri i Bujqësisë, Z.Edmond Panariti, me anë të urdhërit Nr.115, ndaloi importin e mishit nga Brazili, pas skandalit që plasi në vendet e BE, me këto produkte nga Amerika Latine, me qëllim kontrollin e çdo ngarkese dhe moslejimin e futjes në terrirotin e Shqipërisë, pa u analizuar. Ky urdhër, që ishte totalisht në favor të konsumatorit, hasi jopak në rezistencën e importuesve, apo të shoqata të ndryshme.
Që në këtë kohë, filluan dhe “zbulimet” më të mëdha të rasteve të mishit nga Brazili me Salmonelë, pasi çdo ngarkesë analizohej. Në atë kohë, kompanisë impotuese AMG iu bllokuan 26 tonë dhe konkresisht në muajin maj 2017. Pas analizave në ISUV që rezultuan pozitive, kompania në fjalë u detyrua ta kthejë mbrapsht kontenierin me mish pule.
Rastet vijojnë të ndodhin edhe në vazhdim, por jo të gjitha bëhen publike. Nga marrja e mostrave për analizë në PIK (Pika e Inspektimit Kufitar) Durrës, kompanisë FRIGO ALBA i rezulton një tjetër ngarkesë nga Brazili me përmbajtje salmonele, e gjitha fileto pule. Situata vazhdon të përseritet. Gjatë muajve dhjetor 2017-janar 2018, nga burime të sigura, bëhet e ditur se, në Portin e Durrësit ka pasur një dyndje që rrallë ndodh, kontenierësh me mish të ardhur nga Brazili, nga kërkesa e tregut, apo nga çmimi i ulët në Brazil, kjo nuk është e qartë. Të paktën 150 kontenierë janë importuar nga Brazili, totalisht me mish pule dhe derri, që në i takojnë 4050 tonë, duke ditur se një kontenier mban 27 tonë mish.
Nga analizat e marra në këtë kohë, dy kontenierë të kompanisë ZIKO, të analizuara në ISUV (Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë), rezultojnë me përmbajtje Salmonele. Më pas, kompania importuese, e pakënaqur me analizat e para, i dërgon ato në një laborator reference në Greqi, ku rezultojnë sërish me ngarkesë Salmonele e po kështu, edhe analizat e dyta sërish në ISUV. Në këto kushte, administratorët e kompanisë detyrohen t’i kthejnë ato mbrapsht.
Të njëjtës kompani, pra ZIKO, gjatë muajve të fundit, i rezulton një tjetër kontenier me mish derri, me përmbajtje Salmonele, e cila pas analizave të dyta e të treta në Greqi dhe sërish në laboratorët e ISUV, rezultoi e rregullt, pa ngarkesë Salmonele.
Në të njëjtën situatë është gjendur edhe komania FRIGO FOOD. Po në fluksin e ngarkesave nga Brazili, i rezulton një kontenier me përmbajtje Salmonele. ISUV e nxjerr me ngarkesë, laboratori në Greqi e nxjerr të pastër dhe sërish u analizua nga ISUV dhe rezultoi i pastër, pa ngarkesë të Salmonelës SPP.
I tillë është dhe rasti i fundit, që u bë publik nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i kompanisë MPI, ngarkesë 27 tonëshe me fileto pule, e cila nuk u importua tani, por pas tri mostrimeve dhe tri palësh analiza në ISUV dhe në Greqi, rezultoi me përmbajtje të Salmonelës SPP, ndërkohë që fati i kësaj ngarkese nuk dihet ende, nëse është kthyer mbrapsht, do të asgjësohet apo…. Ndërkohë mësohet se, kjo kompani, ka importuar nga Brazili, nga muaji dhjetor 2017 deri në mars 2018, mbi 20 kontenierë me fileto pule, që në peshë totale arrin në sasinë 540 ton.
Filetoja e pulës e zbuluar së fundmi me përmbajtje të lartë Salmonele SPP, është porositur në kompaninë braziliane me emrin “Aurora”.
©AlertNews.al