• Kontakt
Friday, October 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD kërkon debat parlamentar për abuzimet me fondet IPARD: Propozim për Komision të Posaçëm

13:05 : 03/10/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike depoziton në Kuvend kërkesë për mocion me debat dhe ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar.

Kërkesa është e lidhur me gjetjet e OLAF për vjedhjen e fondeve të IPARD për bujqësinë dhe masat që duhet të marrë Kuvendi i Shqipërisë që të sigurohen mekanizmat e nevojshme që mbrojnë interesat financiare të BE-së nga aktivitetet ilegale dhe që sjellin përfitimin e fondeve nga programi IPARD nga fermerët shqiptarë.

Edhe më herët opozita kishte denoncuar skandalin me fondet e bujqësisë, duke akuzuar krerët e Ministrisë së Bujqësisë dhe qeverinë “Rama”.

Kërkesa zyrtare drejtuar Kuvendit të Shqipërisë është e nënshkruar nga deputetet: Bledion Nallbati, Igli Cara, Saimir Korreshi, Xhelal Mziu, Jorida Tabaku, Elda Hoti dhe Gazment Bardhi.

Kërkesa e Partisë Demokratike për mocion për debat dhe Komision për fondet e IPARD:

Lexo edhe:

PD: Gjimnazet po kthehen në fole dhune, sistemi arsimor në kolaps

Gara për Tiranën, Berisha: Nuk tërhiqemi, kemi kandidatura të pakrahasueshme me korbën e kovidit

“Kërkesë për zhvillimin e një mocioni me debat dhe për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë

Baza Ligjore:     Neni 24 dhe 98 i Rregullores së Kuvendit

Drejtuar:            Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë

Fondet e IPARD ndihmojnë bujqësinë shqiptare përmes financimit të projekteve të fermerëve shqiptar në sera të reja, agroturizëm, pika grumbullimit, traktorë e mjete të tjera mekanike. Këto fonde mundësojnë që bujqësia, blegtoria, peshkimi, akuakultura dhe zhvillimi rural të mund të zhvillohen në një mënyrë të qëndrueshme.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka ndjekur me shumë shqetësim gjetjet e OLAF, të cilat kanë sjell bllokimin e financimit të Bashkimit Europian për fermerët shqiptarë. Zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF, njoftoi zyrtarisht se ka identifikuar keqpërdorimin e 33 milionë eurove fonde të BE-së në ndihmë të bujqësisë shqiptare dhe rekomandoi bllokimin e paketës së radhës prej 112 milionë euro, për sa kohë nuk ka masa për të garantuar mbrojtjen e interesave financiare të BE-së.

Në pasqyrën e punës për vitin 2023, OLAF ka zbuluar tre shkeljet kryesore që bëheshin me fondet IPARD II, të cilat që nga korriku 2023 janë pezulluar. Konkretisht, pas një sërë hapash komplekse hetimore, përfshirë shqyrtimin digjital të dokumenteve të lidhura me marrësit e IPARD II, AZHBR dhe operatorë të tjerë ekonomikë, OLAF zbuloi disa parregullsi serioze gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të disa projekteve. Këto parregullsi përfshinin:

Aplikantëve u kërkohet t’i paguajnë një pjesë të konsiderueshme të grantit të tyre një kompanie konsulence lokale;

Kontratat që jepen pa konkurrim, ose me konkurs të manipuluar (me oferta false që dorëzohen);

Çmime të fryra dhe shkelje të rregullave kontraktuale.

Pas hetimit të saj, OLAF i ka rekomanduar Komisionit Evropian që të konsiderojë një pjesë të financimit të Thirrjes së Parë dhe të Dytë për Aplikime IPARD II prej 33 milionë euro, si të papërshtatshme. Ndërkohë që ka rekomanduar gjithashtu që Bashkimi Europian të ndalojë programin IPARD III me vlerë 112 milionë euro “deri sa të merren masa për të mbrojtur interesat financiare të BE-së nga aktivitetet ilegale”.

OLAF raporton se hetoi akuza serioze që përfshinin keqpërdorimin e fondeve të BE-së nga Instrumenti për Asistencën e Para-Aderimit për Zhvillimin Rural (IPARD II) në Shqipëri. Një praktikë abuzuese ishte se aplikantët për IPARD II ishin të detyruar të paguanin një përqindje të madhe të grantit të tyre për kompanitë e konsulencës të ‘përzgjedhura paraprakisht’, të cilat më pas do të lehtësonin kontratat me Agjencinë Shqiptare për Zhvillimin Rural dhe Bujqësinë (AZHBR), e cila shpërndante fondet.

Për këtë arsye, për shkak të dyshimeve për korrupsion të institucioneve përgjegjëse të ekzekutivit, pasojat e këtij veprimi, i vuajnë me pa të drejtë fermerët shqiptarë.

Prandaj, duke pasur parasysh sa më lart, në mbështetje të nenit 98, pika 1, të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, kërkojmë zhvillimin e një mocioni me debat lidhur me gjetjet e OLAF dhe masat që duhet të marrë Kuvendi i Shqipërisë që të sigurohen mekanizmat e nevojshme që mbrojnë interesat financiare të BE-së nga aktivitetet ilegale dhe që sjellin përfitimin e fondeve nga programi IPARD nga fermerët shqiptarë.

Gjithashtu, në vlerësimin tonë është e nevojshme që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë një Rezolutë, ku apelon institucionet e drejtësisë që të kryejnë një hetim të plotë dhe të shpejtë për të vënë përpara përgjegjësisë penale cilido që ka shkelur ligjin, si dhe merr anagzhimin për të marrë të gjitha masat e nevojshme ligjore që të shmangen situate të kësaj natyre në të ardhmen dhe që mbrojnë interesat financiare të BE-së nga aktivitetet ilegale.

Konkretisht, draft Rezoluta, propozojmë që të përfshijnë përcaktimet si më poshtë:

Kuvendi i Shqipërisë:

I shpreh mirënjohjen Bashkimit Europian për ndihmën e çmuar që ka dhënë në vazhdimësi për Shqipërinë, përmes programit të mbështetjes në bujqësi IPARD.

Dënon ashpër dhe distancohet nga abuzimet e pretenduara me fondet e taksapaguesve europian dhe kërkon nga Këshilli i Ministrave që të ndërmarrë me urgjencë masa të brendshëm, për të evidentuar mangësitë dhe përgjegjësitë përkatëse administrative, si dhe për të siguruar kthimin e plotë të fondeve të shpërdoruara në praktika abuzive dhe të dyshuara si korruptive. Rezultatet e këtyre masave të brendshëm administrative duhet ti njoftohen Kuvendit të Shqipërisë brenda 1 muaji nga miratimi i kësaj Rezolute.

Apelon institucionet e drejtësisë që të kryejnë një hetim të plotë, profesional dhe të shpejtë, për të vënë përpara përgjegjësisë penale cilido që ka shkelur ligjin, duke mbajtur në konsideratë edhe gjetjet e hetimeve të kryera nga Zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve (OLAF), që raportohet zyrtarisht që është vënë në dispozicion të autoriteteve shqiptare.

Merr anagzhimin për të miratuar të gjitha masat e nevojshme ligjore që të shmangen në të ardhmen situatat e evidentuar në raportin e hetimeve të Zyrës së Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve (OLAF), dhe që mbrojnë interesat financiare të BE-së nga aktivitetet ilegale. Për këtë qëllim, do të ngrihet një Komision i Posaçëm Parlamentar, i cili pasi ka analizuar mangësitë, propozon masat konkrete që janë të nevojshme që institucionet përgjegjëse të Bashkimit Europian të rekomandojnë zhbllokimin e fondeve për Shqipërinë.

Shpreh gadishmërinë për të punuar nga afër me institucionet përgjegjëse të Bashkimit Europian për të mundësuar çdo mekanizëm mbrojtës të nevojshëm për përdorimin me eficencë dhe në përputhje me Rregullat e Bashkimit Europian të fondeve financiare të ofruara, me qëllim që të mundësohet vijimi i mbështetjes financiare të projektit IPARD III për qytetarët shqiptarë.

Gjithashtu, në mbështetje të nenit 24 të Rregullores së Kuvendit, propozojmë edhe ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar, i cili të ketë si përgjegjësi analizimin e mangësive, dhe propozimin e masave konkrete ligjore që janë të nevojshme që institucionet përgjegjëse të Bashkimit Europian të rekomandojnë zhbllokimin e fondeve për Shqipërinë.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin”.

Etiketa: fondetIPARDPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD: Gjimnazet po kthehen në fole dhune, sistemi arsimor në kolaps

14:28 : 03/10/2025
AKTUALITET

Gara për Tiranën, Berisha: Nuk tërhiqemi, kemi kandidatura të pakrahasueshme me korbën e kovidit

13:50 : 03/10/2025
AKTUALITET

Burimi: Opozita të ushtrojë presion tek ndërkombëtarët, nuk shkohet në zgjedhje antikushtetuese

19:42 : 02/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashki, PD mbledh kryesinë

17:51 : 02/10/2025
AKTUALITET

Skandali në Onkologjik/ Deputetet e PD shkresë MSH-FSDKSH: Na informoni për mungesën e medikamenteve

16:41 : 02/10/2025
AKTUALITET

Skandali me fondet e IPARD/ PD: 38 milionë euro për bujqësinë përfunduan në hotele dhe resorte

14:10 : 02/10/2025
Para

Kopshte publike me shpenzime private! Prindërit denoncojnë abuzimet/ Ku është Zhaneta Beqiri?

TË GJITHA

Federata serbe: Asnjë biletë në shitje për sfidën me Shqipërinë, masa të rrepta kontrolli

16:52 : 03/10/2025

Skandali seksual në Përmet, AMP pezullon shefin e Krimeve Dhurim Çenko

16:41 : 03/10/2025

U kapën duke trafikuar mbi 17 kg kokainë, arrestohet çifti shqiptar në Itali

16:36 : 03/10/2025

U akuzua për shpifje, GJKKO pushon çështjen ndaj Flamur Nokës

16:13 : 03/10/2025

PD thërret nesër Kryesinë, në fokus zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit

16:11 : 03/10/2025

Derbi Partizani-Tirana, akset që bllokohen në kryeqytet

16:06 : 03/10/2025

Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe figurës së Kandidatëve mblidhet për kreun e ri të BKH-së

16:00 : 03/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com