Në seancën gjyqësore që zhvillohet ndaj Plaurent Dervishajt dhe Jualian Meçajt, të akuzuar për vrasjen e Andi Malokut në atentatin e ndodhur në Shkozet, ka dëshmuar bashkëjetuesja e Arben Mërkuri, i cili u vra në maj të vitit 2022.
Shtetasja Sh., e cila kishte 15 vite bashkëjetesë me të ndjerin, deklaroi në gjykatë se nuk njihte asnjë nga shokët e tij dhe se nuk ka dijeni mbi rrethanat e vrasjes.
Ajo rrëfeu se Arben Mërkuri nuk kishte probleme me drejtësinë dhe se në momentin e atentatit ishin së bashku në banesë, kur ai u largua pas një telefonate dhe u qëllua sapo zbriti shkallët.
Dervishaj, i pranishëm në sallë, e pyeti dëshmitaren nëse kishte dëgjuar akuzat se Mërkuri kishte qenë vrasës me pagesë apo kishte dhunuar gazetarë. Ajo i mohoi të gjitha pretendimet.
Shtetësja Sh: Unë banoj në Sukth Durrës. Arben Mërkuri është bashkëjetuesi im. Unë nuk kam njohur asnjë shok të tij. Arben Mërkuri ka ndërruar jetë në Maj 2022. Kemi një dyqan në Sukth. Ka punuar edhe në bashki. Ka pasur më përpara mbiemrin Ismaili. Në vitin 2020 ka vdekur motra e burrit në Itali. Plaurent Derivshaj nuk e njoh. Ne nuk dimë asgjë se si është vrarë. Kam 15 vite që kam bashkëjetuar me Arben Mërkurin. S’di gjë fare për shokët e burrit as me kë shoqërohej. Kam dy fëmijë nga bashkëjetesa. Mbaj mend që ka pas një telefon. Nuk ka pasur asnjëherë probleme me drejtësinë. Ditën kur u vra Arbeni kemi qenë bashkë, dikush e mori në telefon dhe sa zbriti shkallët dëgjuam zhurmë armësh. Djali më tha kanë vrarë babin. Nuk di gjë kush e ka bërë vrasjen. Biznesin e kam të rregullt me dokumente.
Plarent Dervishaj: A ke marr vesh çfarë është folur për burrin tënd? Burri jot flitet se ka qenë vrasës me pagesë. S’ka grua që i thotë burrit ‘shko vrit’.
Shtetësja SH: Nuk është e vërtetë.
Plaurent Dervishaj: Burri jot dhunonte dy gazetarë, e ke parë?
Shtetasja SH: Nuk e kam parë.